Aktivitete dhe jeta studentore

Kolegji Europian i Kosovës ka një jetë të pasur të aktiviteteve të ndryshme akademike për studentet dhe stafin akademik si në nivel nacional po ashtu edhe në nivel ndërkombëtarë. Sipas një plani të detajuar dhe mbi bazën e një bashkëpunimi ndëruniversitarë dhe ndërinstitucional Kolegji “Europian i Kosovës” organizon këto aktivitete:
 

Ligjerata të hapura.

Kolegji Europian i Kosovës në funksion të zhvillimit të aktiviteteve akademike organizon ligjerata të hapura për tema shoqërore aktuale shkecore,teorike dhe praktike duke ftuar si ligjerues personalitete eminente, në nivel nacional dhe ndërkombëtarë të njohur nga jeta shkencore, akademike, shoqërore, ekonomike, juridike, politike, diplomatike,kulturore, etj.Ligjeratat e hapura do të realizohen sipas orarit të shpallur në fillim të çdo semestri të vitit akademik.
 

Vizita në Institucione.

Në fukus të zhvillimit të aktiviteteve nga jeta akademike dhe ndërlidhjes së tyre me Institucione publike dhe private në nivel nacional dhe ndërkombëtarë, Kolegji Europian i Kosovës organizon vizita në Institucione të ndryshme në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj si në: Universitete të ndryshme në Kosovë, rajon dhe Evropë; Ministri ; Agjencione ; Institucione Bankare; Korporata Biznesore; Ndermarrje Biznesore; Biblioteka Universitare; Institute Shkencore; Institucione Kulturore; Organizata Joqeveritare; etj.
 

Praktika mësimore.

Kolegji Europian i Kosovës në kuadër të partneriteti me Institucione dhe Organizata të ndryshme publike dhe private dhe duke synuar të përgadisë studentët për të pasur sukses në tregun e punës implementon programe nepërmjet të cilave synon ti ofrojë studentëve mundësi intershipi në sektorin publik dhe privat jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë.
 

 

Procese gjyqesore imituese.

Programet e fushes juridike të Kolegjit Europian të Kosovës  një rëndësi të vaçant i kushtojnë aftësimit praktik të studentëve. Në funksion të kësaj në Kolegj organizohen dhe realizohen procese gjyqësore imituese me pjesmarrjen aktive të studenteve dhe nën mentorimin e eksperteve të praktikës gjyqësore siç janë : gjyqëtarët, prokurorët, avokatet, etj.
 


Konferenca studentore ne nivel nacional dhe nderkombetare.

Organizimi i konferencave studentore në nivel nacional ose ndërkombëtarë si dhe pjesmarrja aktive e tyre është një aktivitet akademik me rëndësi për jetën studentore mbrenda dhe jashtë Kolegjit Europian të Kosovës. Në këtë plan organizimi i konferencave studentore është një aktivitet i rregullt që realizohet në kordinim edhe me Universitetet dhe Kolegjet me të cilat Kolegji Europian i Kosovës ka marreveshje bashkepunimi ndëruniversitare.
 

Shkolla verore studentore ne nivel nacional dhe nderkombetare.

Bashkepunimi akademik ndërstudentore dhe ndëruniversitarë për studentët e Kolegjit  Europian të Kosovës ka një rëndësi të posaçme . Një nga format akademike që ndikojnë në zhvillimin dhe jetën akademike është edhe organizimi i Shkollave verore të studentëve i cili organizim është tradicional dhe realizohet gjatë muajve të verës Qershor-Shtator. Në shkolllat verore studentore me karakter ndërkombëtar pjesmarrja e numrit të studentëve është shumë më e madhe për faktin se pjesëmarrësit vijnë nga Universitet ndërkombëtare me të cilat Kolegji Europian i Kosovës ka marrëveshje bashkëpunimi dhe partneritet akademik.
  

 

Aktivitete Sportive.

Aktivitet sportive jane pjese e jetes studentore te studenteve te Kolegjit Europian i Kosovës. Studentet kane formuar klubin e futbollit te vogel me emrin KF “ ECK ” ne te cilin zhvillojne aktivitetet sportive te rregullt dhe gara me klubet e tjera studentore dhe te rinjeve .
Ne proces eshte formimi edhe i klubli te basketollit te studenteve te Kolegjit Europian i Kosovës i cili do te pasuroj edhe me shume jeten sportive te studenteve .

 

Evente.

Studentet e Kolegjit Europian të Kosovës në kuadër të jetës akademike studentore dhe mbi bazën e iniciativës së lirë organizojne EVENTE te ndryshme nga te gjitha fushat shoqërore, akademike, kulturore, sportive, etj.

 



Aktivitete vullnetare në komunitet.

Solidariteti dhe humaniteti janë një nga vlerat parimore të Kolegjit Europian të Kosovës dhe të studenteve të tij. Krijimi i raporteve bashkëpunuese me komunitetin mbi bazën e aktiviteteve vullnetare qe i dedikohen grupeve të fokusuara në komunitet siç janë : femijet e sëmurë dhe me nevoja të veçanta; familjet ne nevojë; personat e hendikepuar, situatat emergjente per komunitetin, etj., jane me rëndësi të veçante për studentët e Kolegjit Europian të Kosovës. Aktivitetet vullnetare në komunitet kordinohen nga “ECK Charity Club” i Kolegjit në bashkëpunim edhe me asocacione të ndryshme të vullnetarëve , institucione bamirësie, OJQ dhe sektorin civil.