Specializimi: Teknologji Informative per Biznes

Specializimi: Teknologji Informative për Biznes, përgatit studentët në fushën e teknologjisë informative për fushën biznesore duke krijuar njohuri themelore për teknologjinë informative për biznes, metodat e funksionimit të TI-së dhe databazave në biznes, ndërlidhja e TI-së në fushën biznesore, modaliteti dhe zbatimi i TI-së për avancimin e fushës biznesore dhe inovacionin. Specializimi Teknologjia Informative në Biznes zgjat tri vite akademike, gjashtë semestra, dhe studenti gjatë studimeve akumulon 180 kredi.

Pas përfundimit të këtij programi studenti do të jetë i aftë të kuptoj çështjet në zhvillimin, implementimin dhe menaxhimin e sistemeve të biznesit, të vlerësoj përshtatshmërinë e biznesit me metodat informative, mjetet dhe teknikat, të analizojë, dizajnojë dhe vlerësojë sistemet e biznesit informativ si dhe të aplikojë metodat e biznesit dhe aplikacionet,mjetet bazë kompjuterike në kontekste të ndryshme.

Në kuadër të Specializimit Teknologji Informative në Biznes realizohen dhe një mori programesh akademike dhe sociale pa pagesë të cilat kanë për qëllim aftësimin profesional të studentit dhe përgatitjen e tij/saj për treg të punës.

Programi “Të Mësojmë nga Liderët” është një nga programet akademike me inovative e cila ka për qëllim bashkëbisedimi me personalitete të suksesshme vendore dhe ndërkombëtare mbi rrugën e tyre drejt suksesi ku si synim kryesor është qasja praktike dhe krijimi i mundësisë që studenti të mësoj drejtpërdrejt nga praktika.
Programi “Të mesojmë nga Praktika” pjesë jashtëzakonisht e veçantë e Kolegjit Europian të Kosovës ka të bëj me vizitat studimore në kompani dhe institucione të ndryshme dhe takimi me drejtorë/menaxherë/përgjegjës departamentesh në mënyrë që të ndërlidhin mësimin praktik dhe teorik.
Trajnimet kanë për qëllim zhvillimin e aftësive të studentëve për punësim duke ofruar ndihmë në zhvillimin e ideve për vetëpunësim apo duke përgatitur dhe rritur aftësitë e tyre për hulumtim dhe punësim. Mesatarisht një student i Kolegjit Europian të Kosovës ka mundësi të ndjek rreth 10 trajnime pa pagesë nga dita kur është regjistruar deri në ditën e diplomimit.
Programi i Inernshipit (Punës praktike) ju mundëson studentëve qasjen në bankat dhe kompanitë më të njohura në vend si dhe në institucione tjera vendore. Studentët e ECK që kanë shprehur interesim dhe kanë plotësuar dokumentet e nevojshme ju sigurohet punë praktike nga 1 – 6 muaj.
Transferime ne universitete ndërkombëtare qenë student i Fakultetit Ekonomik, Specializimi Teknologji Informative në Biznes juve ju krijohet mundësia për studime semestrale në disa universitete të ndryshme në kuadër të Erasmus+ si në universitetin më të madh në Letoni, Riga Technical University, Nigde & Selcuk University në Turqi, Varna University of Menagement në Bullgari etj.
Mësimdhënia dhe Vlerësimi: Puna në grupe të vogla është një nga karakteristikat e Fakultetit Ekonomik dhe Menaxhment e cila ju mundëson studentëve të shprehin njohuritë e tyre dhe punën në forma të ndryshme. Falë qasjes evropiane e paparë më herët në institucionet e arsimit të lartë, Kolegji Europian i Kosovës dallohet si një nga institucionet e pakta në rajon që inkurajon dhe promovon një qasje interaktive dhe bashkëpunuese në mes të profesorëve dhe studentëve. Gjithsesi se ligjëratat, seminaret, mësimi online, punëtoritë, prezantimet (individuale dhe grupore), detyrat me shkrim(individuale dhe grupore), projektet, studime rasti janë metodat përmes të cilave vlerësohet studenti brenda ECK.

Planprogrami:
Kliko më poshtë për të shkarkuar përshkrimin/planprogramin e programit Teknologji Informative në Biznes
Viti 1 /
Semestri I & II
Viti 2 /
Semestri III & Semestri IV
Viti 3 /
Semestri V & VI

Regjistrohu në Kolegjin Europian të Kosovës duke klikuar këtu dhe sfido vetën tuaj për edukim cilësor dhe evropian në qendër të Prishtinës.