KURSE MATEMATIKE PËR NXËNËS (Klasët 5-9)

ECK Math Academy brenda European College of Kosovo organizon program përgatitor në fushën e matematikës për nxënësit e shkollës fillore ( klasët 5-9 ). Ky program ka për qëllim të ofroj përsëritje dhe ushtrime të mjaftueshme nga njohuritë paraprake në Matematikë nga planprogramet për klasët 5-9. Përmes këtij programi nxënësit e shkollës fillore do të ushtrojnë dhe përgatiten në Matematikë me njohuritë e nevojshme sipas planprogramit shkollor nga profesorë me pëvojë në mësimdhënie +25 vite.

Çfare do të mësoj fëmija im në ECK Math Academy ?
Përderisa mësimi tradicional është i bazuar në klasë të mëdha, memorizim të detyrave dhe pamundësi për përkujdesje të çdo nxënësi sipas nevojës, përmes programit përgatitor fëmija juaj do të mësoj në praktikë mbi njohuritë paraprake në matematikë duke inkuadruar detyrat interaktive, lojërat matematikore dhe tregimet. Ushtrimet vizuale do të ndihmojnë fëmijën tuaj të kuptojnë lëndën e matematikës funksionet, thyesat dhe ndërlidhjen mes tyre duke qenë interesante dhe të fokusuara në grupe të vogla.

A është ky program i përshtatshëm për fëmijën tuaj ?
Ushtrimet në klasa dhe grupe të vogla janë një mundësi e mirë në rast se kërkoni progres dhe avancim të njohurive për fëmijën tuaj. Para regjistrimit fëmija juaj do të testohet në mënyrë që të informohemi mbi nivelin e njohurisë dhe nevojat e fëmijës suaj. Fëmija juaj do të ndahet në grup me moshatarët e tij/saj të cilët ndajnë dhe njohuri të njëjta të matematikës.

Kur realizohen kurset përgatitore, sa zgjatin dhe çfarë kosto ?
Programi përgatitor për matematikë do të filloj me datë 7 Nëntor 2017 – 28 dhjetor 2017 dhe do të realizohet në ambientet e European College of Kosovo në Prishtinë. Kursi përgatitor do të zgjatë 8 javë (32 orë) në orar 2x në javë nga 2 orë akademike/180min.

Klasët e (5). (32 orë)

Orari : Çdo të Marte dhe të Enjte
Gr 1: Paradite 09:00h – 10:30h
Gr 2: Pasdite 14:30h - 16:00hh
Gr 3: Pasdite 17:00h - 18:30hh

Klasët e (6). (32 orë)
Orari : Çdo të Marte dhe të Enjte
Gr 1: Pasdite 13:00h – 14:30h
Gr 2: Pasdite 16:00h - 17:30h
Gr 3: Pasdite 17:30h - 19:00h

Klasët e (7) (32 orë)
Orari : Çdo të Hëne dhe të Mërkure
Gr 1: Pasdite 13:00h - 14:30h
Gr 2: Pasdite 14:30h - 16:00h
Gr 3: Pasdite 17:30h - 19:00h

Klasët e (8 & 9) (32 orë)
Orari: Çdo të Hëne dhe të Mërkure
Gr 1: Pasdite 13:0h - 14:30h 
Gr 2: Pasdite 16:00h - 17:30h
Gr 3: Pasdite 17:30h - 19:00h

Kosto e kursit përgatitor për fëmijën tuaj është: 29.99€/muaji (Mundesi pagese me STARCARD deri në 4 këste). Në këtë çmim nuk është i përfshirë transporti. Në rast se ju dëshironi që ne të kujdesemi për transportin e fëmijës suaj, ECK Math academy ofron këtë mundësi për vetëm 15€/muaji.
APLIKO TANI - PLOTESO APLIKACIONIN.

Si të sigurohem për cilësi dhe se ky kurs është i duhuri për fëmijën tim ?
Që të siguroheni se fëmijës tuaj do ti ofrohet cilësi, profesionalizëm dhe qasjen që ai/ajo kërkon ne ju ftojmë që së bashku me fëmijën e juaj të jeni pjesë e kursit pa pagesë i cili mbahet cdo të Shtunë.*
A ofroni kurse individuale për fëmijën tim ?
Përveç grupeve standarde, ECK Math academy ofron mundësi për kurse individuale 1-1 me fëmijën tuaj në kohë dhe orar të dakorduar me ju. Për më shumë informata kontaktoni ECK Math Academy në trajnimet@eck-edu.org, 038 22 28 28, 044 97 28 28, 049 87 28 28.
Si të aplikojmë ?
Prindërit e interesuar mund të plotësojnë online aplikacionin duke shprehur interesimin e tyre apo të paraqiten në ambientet e ECK për të plotësuar aplikacionin dhe kontratën.

Për çdo pyetje shtesë na kontaktoni në 038 22 28 28, 044 97 28 28, 049 87 28 28 apo na vizitoni në ambientet e ECK-së, adresa: Gustav Mayer nr.19, Prishtinë (afër Albit tek Parku i Qytetit)REGJISTROHUNI TANI !

 

 

 

Regjistrohu Tani!