Të nderuar studentë,

Institucioni universitar Kolegji Europian i Kosovës ofron studime evropiane me vizion evropian. Rruga e dijes dhe shkencës për ju  do të jetë më e lehtë dhe më e shpejtë bashkërisht me ne. Vlerat themelore universitare që ofrojmë ne për studentët tanë, janë të  një standardi evropian dhe konkurrente me vlerat që ofrohen në universitete të shteteve të Evropës e më gjerë.Programet tona akademike sipas standarteve evropiane; stafi akademik jo vetëm nacional po dhe ndërkombëtar; partneriteti me shumë universitete nga Evropa; mundësia e mobilitetit të studentëve në universite evropiane si dhe përkrahja e studentëve me  bursa studimesh, - janë vlerat themelore që Kolegjit Europian të Kosovës i japin vlera të veçanta dhe dhe përbëjnë çështje  prioritare për studimet tuaja.Me programet dhe vlerat akademike që ofrojmë ne, rruga e karrierës suaj profesionale dhe shkencore  është e hapur jo vetëm në Kosovë, po dhe në Evropë. Vizioni ynë “të jetë një prej institucioneve më të admiruara të arsimit  të lartë në Kosovë për ofrimin e mundësive profesionale, një burim krenarie për studentët, për stafin dhe komunitetin  të cilit i shërbejmë '” do të bëhet realitet bashkërisht me ju.


 Ju urojmë dhe dëshirojmë suksese!

 Prof. Dr.Ali Bajgora
 Rektor