Bursa për shkollim

Kolegji Europian i Kosovës ofron bursa të meritës dhe bursa sociale për shkollim, që mund të jenë :

a. Bursa të Merites:
1. Bursa e plotë e shkollimit - që krijon mundësinë për të mbuluar shpenzimet e shkollimit deri në 100%.
2. Bursa e pjesshme e shkollimit – që krijon mundësinë për të mbuluar pjesërisht shpenzimet e shkollimit prej 5% deri në 50%.

b. Bursa Sociale:
1. Bursa e plotë sociale e shkollimit - që krijon mundësinë për të mbuluar shpenzimet e shkollimit për kategori të veçanta sociale deri në 100%.
2. Bursa e pjesshme sociale e shkollimit – që krijon mundësinë për të mbuluar pjesërisht shpenzimet e shkollimit prej 5%deri në 50%.