Zyra për Zhvillim të karrierës

Në kushtet e një ekonomie të lirë të tregut dhe  të një konkurrence të madhe për punësim, Zyra e zhvillimit të karrierës  e Kolegjit Europian të Kosovës i ndihmon studentët për të nisur karrierën e tyre profesionale në mënyrën më të mirë të mundeshme  dhe për punësimin sa më  të shpejtë të tyre.

Zyra e zhvillimit të karrierës organizon trajnime dhe aktivitete për punësimin e studentëve, i ndihmon gjatë aplikimit për punë, krijon lidhje me institucione dhe organizata  punëmarrëse nga sektori publik ose privat, bën kërkime për vende të lira pune dhe ofron edhe konsultime  për punësim.Misioni  i Zyrës   së zhvillimit të karrierës është të rrisim  sa më shumë  punësimin  e studentëve dhe të të diplomuarve në Kolegjin Europian të Kosovës,  duke vlerësuar njohuritë teorike dhe paraktikën profesionale të tyre që kanë marrë gjatë studimeve.Zyra e zhvillimit të karrierës ofron këshilla edhe për nxënësit që mbarojnë shkollimin e mesëm dhe kanë dëshirë të fillojnë studimet në Kolegj, duke i njohur dhe këshilluar ata me programet e studimeve dhe me mundesinë e zhvillimit të karrierës së tyre profesionale dhe shkencore.Ofrimi i informacioneve për gjetjen e fondeve për shkollim të studentëve dhe për procedurat që ata duhet te ndjekun, si dhe organizimi i viziatve dhe praktikave profesionale të studentëve, - janë po ashtu prioritete të Zyrës s zhvillimit të karrierës.Realizimi i punësimit dhe zhvillimi i karrierës  përs tudentët dhe të diplomuarit në Kolegjin Europian të Kosovës do të bëhen shum më lehtë dhe më shpejt me ndihmën dhe shërbimet që ofron Zyra e zhvillimit të karrierës