Konferenca e parë shkencore rajonale KONTRABANDIMI ME MIGRANT • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Konferenca e parë shkencore rajonale KONTRABANDIMI ME MIGRANT

Me 03 Shtator 2014, u mbajt konferenca e parë shkencore rajonale me temën “Kontrabandimi me Migrant – Kosova dhe refleksionet e saj” në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, e organizuar nga Kolegji Europian i Kosovës.

Konferenca zgjati 2 orë me pjesëmarrës të fushave të ndryshme duke përfshirë kështu zëvendës-ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës z.Izmi Zeka:
”Ne shpesh herë bëjnë takime të tilla politike por aspektet shkencore janë shumë më relevante dhe japin rrugë për një çështje që është shumë e ndjeshme, benë që ne të marrim edhe modele edhe të mësohemi prej njeri tjetrit dhe natyrisht ta parandalojmë këtë çështje të ndjeshme të rajonit që është pengesë për ecje tutje dhe zhvillim normal”.

Konferenca ishte mjaft e suksesshme, me të pranishëm edhe nga sfera ndërkombëtare duke përfshirë ambasadat e huaja në Kosovë (siç ishin: Ambasada Gjermane,e Britanisë së madhe, e Francës, e Zvicrës, Austrisë, Hungarisë, Holandës, Shqipërisë. Pjesëmarrës të tjerë të rëndësishëm ishin edhe përfaqësuesit zyrtar të institucioneve ndërkombëtare dhe vendore si: UNMIK, IOM, GIZ, EULEX, ICITAP, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve te Brendshme.
Panelistët e paraqitur me kumtesat e tyre theksuan se Kontrabandimi me Migrant është një dukuri mjafte shqetësuese, ku viktima zakonisht janë gratë dhe fëmijët.

Ela Elezi, Eksperte nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, tha se Shqipëria njihet si vend burimi e sidomos vend transiti, më konkretisht në vitet e fundit për shkak të luftës se fundit në Siri, Irak, Sudan e vende të tjera, të rekrutuarit janë drejtuar nga trafikant shqiptar me qëndrim në Greqi e Turqi.
Fjalime të tjera u dhanë edhe nga panelistët e tjerë si: Prof.Dr. Ismail Zendeli, Dekan i Fakultetit Juridik në SEEU, Maqedoni, , z.Besim Kelmendi, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe Kolonel Ragip Bunjaku, Drejtor i Divizionit për Menaxhimin e Integruar të kufirit, Policia e Kosovës.

Dekani i Kolegjit Europian të Kosovës, Prof.Dr. Ali Bajgora inkurajon që konferenca të tilla të vazhdojnë edhe më tej dhe të ndërmerren masa në parandalimin dhe luftimin e këtij problemi mjaft shqetësuesë për Kosovën dhe popullin e saj.

Kolegji Europian i Kosovës, falënderon pjesëmarrësit ne konferencë, pjesëtarët e konferencës për kontributin e treguar dhe mediat për interesimin e shfaqur.

KLIKO KETU PER TE SHIKUAR FOTOT NGA KONFERENCA