European College of Kosovo shpall konkurs pune për (2x) Agjent/e Marketingu. Në rast se vlerësoni se keni aftësi të mira prezantim, shitje, energji dhe aftësi menaxhuese për të punuar me kompani atëherë kjo mund të jetë puna juaj ideale.
Vendi: Prishtinë (Zyre/Teren)
Orari i punës: Orar i plotë
Paga: Baza + Komisioni (%)
Pozita e punës:
(2) Pozita për Agjent/e Marketingu për prezantimin/shitjen e shërbimeve të marketingut
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Ndërmerr iniciativa për organizimin e takimeve promovuese me kompani dhe institucione për promovimin/shitje të shërbimeve nga fusha e marketingut
• Realizon vizita, takime, prezantime në kompani të ndryshme me qëllim prezantimin dhe shitjen e shërbimeve të marketingut
• Ndërmerr ide dhe planifikon shitjen në kompani dhe institucione të ndryshme;
• Analizon prezencën e shërbimeve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun) dhe përcjell aktivitetin e promocioneve, analizon dhe matë efektet e shitjes/promovimit para, gjatë si dhe pas promocionit;
• Kryen edhe detyra tjera qe kanë të bëjnë me promovimin e e shërbimeve të marketingut
Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare ne fushën relevante; Trajnime /Certifikatë në fushën relevante (E preferueshme)
• Dy(2) vite përvojë pune;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze (E preferueshme)
• Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikmëri
• Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
• Të jetë i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive
• Të jetë fleksibil dhe kreativ
• Lejen e vozitjes (B)
Si të aplikoni?
Të gjithë kandidatët e interesuar, dërgoni CV-në, në emailin work@eck-edu.org duke shkruar në subjekt [Aplikim për Agjent/e Marketingut]. Afati i fundit për aplikim 27 Shkurt 2020.