Më datë 22.10.2015, Kolegji Europian i Kosovës përfaqësuar nga Prof.Dr.Ali Bajgora dhe organizata TALK. France e përfaqësuar nga znj. Clémence Moinard nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi e cila synon bashkëpunimin në fusha të ndryshme shkencore dhe profesionale.
TALK. France është organizatë e cila ka për qëllim të forcoj bashkëpunimin ndërkulturor dhe të përforcojë dialogun social duke sjellë më afër të rinjtë nga e gjithë bota. TALK.France ka për qëllim të lidh të rinjët nga Kontineti i Europës, vendet EUROMED si dhe nga Kontinenti i Afrikës në mënyrë që tu japë mundësin që të mësojnë për kultura të ndryshme dhe të zhvillohen e rritensi ekip dhe si individë.
Kolegji Europian i Kosovës ka vërtetuar edhe njëherë se prioriteti kryesor është ndërkombëtarizimi dhe krijimi i mundësive që studentët kosovar të studiojnë në universitetet më të mira ndërkombëtare !
ECKPRESS