Në kuadër të bizneseve dhe inovacioneve të ndryshme që diskutohen në përditshmëri në Kolegjin Europian të Kosovës kemi mirëpritur mysafiren folëse Bardha Ahmeti - Kordinatore e LENS/SEEY e cila ka dhënë këshilla tek studentët e Kolegjit Europian të Kosovës se si duhet të zhvillohet një biznes social dhe cilat janë efektet e saj në shoqëri.
Gjatë prezentimit, studentët patën mundësi të diskutojnë dhe të pyesin për inovacionin social dhe format se si Bardha Ahmeti nga organizata Lens mund t`i përkrah në zhvillimin e ndonje biznesi të caktuar. Gjatë këtij diskutimi, dolën ide të shumta nga studentët ku Bardha Ahmeti i ka mirëpritur për përkrahje nga organizata ku ajo vepron lidhur me zhvillimin e një biznesi social.
ECKPRESS
Besarti