KONKURS PUNE: Menaxher i Shitjes për Biznese • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

KONKURS PUNE: Menaxher i Shitjes për Biznese

A keni dëshirë të punoni në fushën e trajnimeve profesionale? European College of Kosovo është në kërkim të (2) zyrtarëve për shitje . Në rast se vlerësoni se keni aftësi të mira në shitje dhe prezantim, energji dhe aftësi menaxhuese për të punuar me studentë, kompani e institucione atëherë kjo mund të jetë puna juaj ideale.

Vendi: Prishtinë
Orari i punës: Orar i plotë 
Paga:
- Në rast se jeni shitës/prezantues i mirë ju mund të merrni pagë dhe bonuse mujore mbi 300€,
- Në rast se jeni shitës i shkëlqyer dhe keni aftësi të mira prezantuese ju mund të merrni pagë dhe bonuse mujore mbi 600€,
- Në rast se keni aftësi të avancuara në shitje, jeni prezantues i jashtëzakonshëm dhe keni rrjet/kontakte me studentë, kompani, OJQ dhe institucione të ndryshme ju mund të merrni pagë dhe bonuse mujore mbi 1500€.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Ndërmerr iniciativa për organizimin e takimeve promovuese me individ, organizata, kompani dhe institucione për prezantim/shitje të trajnimeve dhe ofertave të trajnime nga fusha të ndryshme të organizuara nga ECK dhe partnerët ndërkombëtar;
• Realizon shitje të ofertave/pakove të trajnimeve profesionale;
• Ndërmerr ide mbi promovimin e trajnimeve në bashkëpunim me organizata, kompani dhe institucione të ndryshme
• Analizon prezencën e shërbimeve edukative-arsimore në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun) dhe përcjell aktivitetin e promocioneve, analizon dhe matë efektet e shitjes/promovimit para, gjatë si dhe pas promocionit;
• Kryen edhe detyra tjera qe kanë të bëjnë me promovimin e pakove të trajnimit dhe shërbimeve të tjera në fushën e edukimit.


Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare ne fushën relevante; Trajnime /Certifikatë në fushën relevante (E preferueshme)
• Dy(2) vite përvojë pune në fushën shitjes; (E preferueshme)
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (E preferueshme)
• Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikmëri
• Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
• Të jetë i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive
• Të jetë fleksibil dhe kreativ
 

Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në work@eck-edu.org, deri me datë 1 Gusht 2019.