Të Shtunën duke filluar nga ora 10:00h, në Kolegjin Europian të Kosovës do të organizohet ligjerata online e radhës ku të ftuar special kemi z. Dieudonne Alley ( Pjesë e rrjetit të ekspertëve të Kolegjit Europian të Kosovës. Komunikimi si një lider është tema të cilën z.Dieudonne Alley, nga Parisi i Francës do të prezentoj për studentët e Kolegjit Europian të Kosovës ku ndër të tjera do të fokusohet në tri pjesë kryesore : Përgatitja, Procesi i të folurit dhe Veprimet pas përfundimit të të folurit.
Duke pasur në konsideratë eksperiencën e madhe të z.Alley në fushën e Komunikimit synimi I tij kryesor është të përgadit studentët e Kolegjit Europian të Kosovës me këshilla praktike të cilat në të ardhmen e afët do të mund të ndihmojnë në karrierën e tyre profesionale dhe shkencore.
Poashtu të Shtunën nga ora 12:00h për studentët e Kolegjit Europian të Kosovës do të mbahet trajnimi “ Zhvillimi i aftësive për punësim dhe karrierë “, trajnimi ka për qëllim që të përgadisë studentët se sit ë shkruajnë një CV në mënyrë profesionale, shkrimi I një letre motivimi për vend të punës, si të dukeni dhe të silleni gjatë intervistës.
Të gjithë studentët pas përfundimit me sukses të trajnimit do të pajisen me certifikata nga Qendra e Trajnimeve e Kolegjit Europian të Kosovës.
Educating Minds and Hearts !
ECKPRESS