Në bazë të Statutit dhe Vendimit të Këshilli Drejtues të datës 06.07.2016 Kolegji Europian i Kosovës, në Prishtinë shpall
KONKURS
Për pranimin e stafit akademik dhe profesional për vitin akademik 2016/2017 në këto programe studimi:
EKONOMIK DHE MENAXHMENT
1. Mësimdhënës për lëndët ekonomike (10)
2. Ligjerues për lëndët ekonomike (8)
3. Ligjerues për lëndët TI në biznes (5)
4. Asitent për lëndët ekonomike dhe TI në biznes (5)
5. Hulumtues shkencorë për Institutin për hulumtime dhe shkencë në fushën ekonomike(5)
6. Zyrtar profesional për marketing dhe mardhënie me publikun (1)
JURIDIK I PËRGJITHSHËM
1. Mësimdhënës për lëndët juridike (10)
2. Ligjerues për lëndët juridike (8)
3. Mësimdhënës për lëndën Gjuhë Angleze (1)
4. Asistent për lëndët juridike (5)
5. Hulumtues shkencorë për Institutin për hulumtime dhe shkencë në fushën juridike (5)
6. Zyrtar profesional për mbledhje të fondeve dhe zhvillim të projekteve (1)
7. Kordinator për trajnime dhe zhvillim të programeve profesionale të kolegjit (1)
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM:
- Diploma e nivelit të shkollimit të pëfunduar (doktoratures ose magjistratures/masterit).
-Vendimi i nostrifikimit të diplomes nga MASHT-i për kandidatet që kanë përfunduar studimet jashtë Kosovës.
-Vendimi i thirrjes akademike (për ata që e kan thirrjen)
-Dëshmija e njohjes së gjuhës angleze.
-CV e kandidatit.
- Aplikacioni (merret në lokalet e Kolegjit) ose KLIKO këtu për të shkarkuar aplikacionin.
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës në Prishtinë.
Afati i aplikimit 15 ditë nga shpallja publike e konkursit.
Mardhënia e punës: të rregullt , jo të rregullt (me angazhim)
Vërejtje: Përparësi në përzgjedhje kanë kandidatët që aplikojnë për marrdhënie të rregullt të punë; që kanë thirrjen shkencore doktor nga fusha e studimit ; kanë thirrje akademike; kanë përfunduar studimet në universitete ndërkombëtare; njohin gjuhën angleze për ligjerim, veprimtari profesionale