10 Arsye pse ju duhet të studioni në Kolegjin Europian të Kosovës • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

10 Arsye pse ju duhet të studioni në Kolegjin Europian të Kosovës

Të qenit maturant padyshim se nuk është e lehtë pasi qe para jush keni një sfidë të madhe, zgjedhja e profesionit dhe fakultetit se ku dëshironi të studioni. Duke besuar se zgjedhja e profesionit është e drejtë individuale në të cilën si institucion nuk duhet të ndikojmë, ne vlerësojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të informojmë të gjithë maturantët mbi 10 arsyet se pse Kolegji Europian i Kosovës është institucioni ideal për të studiuar.


1. PROGRAMET AKADEMIKE

Duke u bazuar në nevojat e tregut dhe në mundësitë e punësimit të diplomuarve jo vetëm në Kosovë por dhe në Evropë, Kolegji Europian i Kosovës ofron programe bashkëkohore studimi sipas sistemit evropian me fokus të veçantë në tregun e punës. Programet nga fusha ekonomike (Menaxhment, Teknologji Informative në Biznes, Banka Financa dhe Kontabilitet) apo dhe fusha Juridike (Juridik i Përgjithshëm) të cilat realizohen sipas metodave evropiane të të mësuarit (punë grupore, prezantime, workshope, diskutime) në klasa të vogla ku ju kushtohet rëndësi dhe hapësirë e mjaftueshme çdo studenti për të zhvilluar aftësitë e tij komunikuese e akademike.


2. TRAJNIMET

Qendra për Trajnime dhe Aftësimit profesional brenda Kolegjit Europian të Kosovës e licencuar dhe akredituar ndërkombëtarisht nga (Toefl & Toeic nga USA ) për Gjuhë Angleze, Pearson Test of English (Gjuhë Angleze), European Digital Passport, Itali (Shkathtësi në Teknologji Informative), London Chamber of Commerce and Industry, Angli (Për Kontabilitet dhe Financa) përkrah studentët e Kolegjit Europian të Kosovës me trajnime, për të cilat ata nuk janë të obliguar të paguajnë. Brenda periudhës së studimeve, studentit të ECK ju ofrohen më shumë se 12 trajnime pa pagesë të cilat kanë për qëllim të pasurojnë CV e studentit por dhe të përgatis me shkathtësi praktike të cilat i garantojnë punësim në të ardhmen.


3. MYSAFIRËT FOLËS

Duke marrë në konsideratë praktikat e universiteteve evropiane, Kolegji Europian i Kosovës është institucioni i vetëm në vend i cili ofron për student një qasje më ndryshe përmes ligjëratave praktike dhe interesante. Përmes programit “Të mësojmë nga liderët” studentëve ju ofrohet një mundësi e mrekullueshme të mësojnë nga personalitete të suksesshme vendore dhe ndërkombëtare mbi rrugëtimin, sfidat dhe sukseset në jetën dhe profesionin e tyre. Ky program mundëson që studentët të mësojnë drejtpërdrejt për tregun e punës dhe mënyrat se si duhet ballafaquar në situata të ndryshme, sfidat dhe rrugën drejt suksesit nga Ambasadorë, Drejtorë, Menaxherë, Politikanë etj. Është e rëndësishme të mësoni nga librat dhe profesorë mbi krijimin e një kompanie biznesore, por është jetike të jeni pjesë ligjëratave praktike ku biznesmen e Menaxher të suksesshëm tregojnë se si krijohen dhe menaxhohen kompanitë të cilat qarkullojnë qindra e mijëra euro në vit. Një qasje dhe mundësi e tillë për të takuar dhe mësuar nga personalitete të tilla rrallëherë mund të krijohet në Kosovë, por jo nëse jeni student i Kolegjit Europian të Kosovës.


4. VIZITAT STUDIMORE

Përveç mysafirëve folës, element tjetër që dallon Kolegjin Europian të Kosovës nga institucionet e tjera është mësimi praktik dhe qasje që ofrohet. Vizitat studimore kanë një rëndësi të veçantë për studentë dhe stafin e ECK, për faktin se janë interesante, inovative dhe shumë të rëndësishme. Kolegji Europian i Kosovës në bashkëpunim me studentët dhe profesorët vazhdimisht organizojnë vizita studimore në institucione dhe kompani me qëllim të ofrimit të mësimit praktik. Vizita në fabrika vendore si Golden Eagle, Solid Shoes ajo e tullave apo dhe Institucione e Ministri të ndryshme ju mundësojnë të shihni dhe përjetoni drejtpërdrejt tema të cilat ligjërohen në orët e mësimit. Për çdo lëndë mësimi studentëve ju ofrohet dhe një vizitë studimore, në një llogaritje të tillë i bie që një student gjatë studimeve në Kolegjin Europian të Kosovës ka mundësi të vizitoj më shumë se 20 kompani/institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare.


5. PUNA
 PRAKTIKE

Duke marrë në konsideratë që ECK nga momenti kur regjistrohet një student e përcjell vazhdimisht me aktivitete të ndryshme të cilat e përgatisin për treg të punës dhe duke ditur cilësinë që ofrojmë për studentët tanë, Qendra e Karrierës brenda ECK ofron mundësi të jashtëzakonshme për punë praktike në kompani dhe institucione partnerë të Kolegjit Europian të Kosovës për periudhë 3 mujore e cila është dhe një hap më afër punësimit.

 
6. STAFI
Të mësosh nga profesorë të cilët janë shkolluar në universitetet më të mira evropiane dhe amerikane padyshim se është mundësi e cila nuk ofrohet gjithkund. Prapa Kolegjit Europian të Kosovës qëndron një staf vendor dhe ndërkombëtar, personalitete të njohur në vendin tonë të cilët përmes plan programeve atraktive dhe bashkohore sjellin edukimin evropian në qendër të Prishtinës.
 

7. MUNDËSI TRANSFERIMI NË UNIVERSITETET NDËRKOMBËTARE

Për studentët e Kolegjit Europian të Kosovës liberalizimi i vizave ka përfunduar tash e ca kohë. ECK ju ofrohen një mori mundësish për studime në universitete të ndryshme ndërkombëtare falë bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në projekte të Erasmus+. Disa nga destinacionet në të cilat mund të transferoheni për studime si student i Kolegjit Europian të Kosovës janë: Barcelona, Mynihu, Gjeneva, Montreux, Varna, Ljublana, Selaniku, Stambolli, New York.


8. PAGESA

Si një nga sfidat kryesore për edukim të mirëfilltë dhe profesional gjithmonë shfaqen pamundësitë financiare për të qenë pjesë e universiteteve me renome. Gjithsesi nga viti 2014 një edukim të tillë sipas standardeve ndërkombëtare ofrohet edhe në Prishtinë me një kosto financiare e cila është e përballueshme për qytetarët e Kosovës. Kolegji Europian i Kosovës ofron mundësi pagese deri në 12 këste dhe mundësi financimi falë bashkëpunimit me bankat vendore të cilat ofrojnë kredi dhe kushte të jashtëzakonshme për studentët e ECK-së.


9. LOKACIONI

Në këtë botë dinamike ku gjithçka ndryshon brenda disa minutave, ku secili person ka obligime dhe përgjegjësi të shumta, koha është jashtëzakonisht e rëndësishme. Me lokacion në qendër të Prishtinës, 5 minuta larg nga vendi juaj i punës/vendbanimi juaj, ECK ofron një mundësi të rrallë që të kurseni kohën dhe kostot e udhëtimeve tuaja për të shkuar në ligjërata. Duke qenë në qendër të qytetit, ECK ofron mundësi që të mënjanoni trafikun, harxhimet e panevojshme si dhe kohën e cila padyshim se luan një rol të rëndësishëm në jetën tuaj.


10. NDËRMJETËSIM
 NË PUNËSIM
Një nga qëllimet kryesore pse ju studioni është që të përgatiteni profesionalisht për të qenë të aftë për tregun e punës. Duke ditur që tregu i punës është jashtëzakonisht konkurrent dhe jo çdoherë studentët mund të qasen në treg të punës, ECK është nga institucionet e pakta e cila ju ndihmon me ndërmjetësim në punësim falë bashkëpunimeve dhe rrjetit të bashkëpunëtorëve që ka krijuar ndër vite.

Regjistrohu në Kolegjin Europian të Kosovës në vitin akademik 2016/duke 
klikuar këtu