Nga sot filloi shkolla verore e organizuar nga HAMK University dhe European College of Kosovo • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Nga sot filloi shkolla verore e organizuar nga HAMK University dhe European College of Kosovo

Sot në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës filloi shkolla verore me temën “Marketingu dhe Komunikimi Biznesor” , e cila organizohet në bashkëpunim me HAMK University nga Finlanda nga data 7-11 Qershor 2016 në Prishtinë ku marrin pjesë 25 studentë të institucioneve arsimore publike dhe private nga Republika e Kosovës.
       Ligjerues në këtë shkollë verore janë Prof. Dr. Antti Isoviita nga HAMK University (Finlandë) autor i më shumë se 60 librave në fushën e Marketingut, me eksperiencë 30 vjeçare si konsulent dhe profesorë i kësaj fushe dhe z. Lulzim Fushtica nga European College of Kosovo, ekspert për fushën e komunikimit dhe menaxhim me përvojë shumëvjeçare në nivel nacional dhe ndërkombëtar.

       Në ceremenonin e hapjes së shkollës verore nga Rektori i Kolegjit Europian të Kosovës Prof. Dr.Ali Bajgora ishin prezentë edhe përfaqësuesi i MASHT-it, Këshilltari i Ministrit të Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë z. Lah Nitaj; sekretari i parë i Ambasadës së Finlandës në Republikën e Kosovës z. Lari Peltonen dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe të mediave në Kosovë.

       Përfaqësuesi i MASHT-it, Këshilltari z. Lah Nitaj para studentëve pjesëmarrës në këtë shkollë verore theksoj rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta ndërkombëtare në mes të Institucioneve universitare nga Kosova dhe Finlanda në funksion të ngritjes së cilësisë akademike dhe bashkëpunimit ndëruniversitar ndërkombëtarë. Ai poashtu theksoj angazhimin e MASHT-it për të ndihmuar dhe përkrahur proceset zhvillimore ndëruniversitare me karakter ndërkombëtar në të mirë të zhvillimit të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

       Sekretari i parë i Ambasadës së Finlandës në Republikën e Kosovës z. Lari Peltonen , po ashtu theksoj rendësin e kësaj shkolle verore në mes të dy institucioneve universitare nga Kosova dhe Finlanda , si një hap konkret i bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë universitarë me objektiva të çarta për zhvillimin edhe të formave të tjera të bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve universitare.
ECKPRESS
Aurora