Qendra e trajnimeve në kuadër të European College of Kosovo tash e 4 vite organizon trajnime të shumta me karakter ndërkombëtar në fusha të ndryshme dhe dita ditës interesimi nga të rinjtë e vendit tonë është në rritje !
Një nga trajnimet më të kërkuara në tregun e punës është trajnimi ndërkombëtar “Psikologjia e Negocimit dhe Teknikat e Shitjes” në kuadër të së cilës kandidatët përgatiten për plot 8 javë praktike mbi imazhin profesional në shitje,mënyrat e komunikimit, teknikat e shitjes, përdorimin e Neurolinguistikës (Psikologjisë) si dhe certifikohen nga VCC me certificate ndërkombëtare në shitje.
Të gjithë ata persona që mendojnë se nuk ka punë në Kosovë, ECK ju dëshmon të kundërtën. Falë suksesit të këtij trajnimi në të kaluarën, ECK ka vazhduar edhe një hap tutje duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për gjithë të interesuarit duke ju ofruar OFERTA PUNE nga kompani të ndryshme në Kosovë. Trajnimi “Psikologjia e Negocimit dhe Teknikat e Shitjes” fillon me date 21 Mars 2018 nga ora 17:30h në orar cdo të Marte & Mërkure nga ora 17:30h – 19:30h.Për më shumë informata ju lutem klikoni këtu!
ECK PRESS