Afati i aplikimit: 31 Korrik - 20 Gusht 2018
Kohëzgjatja e skemave & kompenzimi:
- Praktika në Punë (3 muaj) Pagesa për praktikantë (150€/muaji)
- Trajnimi në punë (6 muaj) Pagesa për praktikantë (150€/muaji)
PËR PUNËKËRKUES:
Udhëzime për aplikim
1) Plotësoni formën elektronike në këtë link: KLIKO KËTU
2) Shkarko aplikacionin + Bashkangjit dokumentacionin e kërkuar (Shkarko aplikacionin > WORD PDF )
3) Dërgo aplikacionin e plotësuar & dokumentacionin e skenuar në email adresën: projekti@eck-edu.org ose dorëzo fizikisht në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës, rr. Gustav Mayer nr.19 në Prishtinë (afër Albit tek Parku i Qytetit)
Sqarim për punëkërkues: Ju lusim që të dëgoni aplikacionin e kompletuar së bashku me dokumente. Aplikacioni i plotësuar nënkupton dërgimin e emailin së bashku me dokumentet: aplikacionin e plotësuar dhe nënshkruar, deklaratën e papunësisë e marrë nga enti i punësimit në komunën e juaj, leternjoftimin dhe CV.
PËR BIZNESE
Udhëzime për aplikim
1) Plotësoni formën elektronike në këtë link: KLIKO KËTU
2) Plotësoni aplikacionin + Bashkangjit dokumentacionin (Shkarko aplikacionin> WORD PDF )
3) Dërgo aplikacionin e plotësuar & dokumentacionin e skenuar në email adresën: projekti@eck-edu.org ose dorëzo fizikisht në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës, rr. Gustav Mayer nr.19 në Prishtinë (afër Albit tek Parku i Qytetit)
Sqarim për biznese: Me rastin e aplikimit, kompania pajtohet me kushtet e bashkëpunimit në kuadër të së cilës zotohet se është e gatshme të bashkëfinancoj praktikantët në kuadër të skemave si në vazhdim:
- Praktika në Punë (3 muaj) MKRS/ECK financojnë 2M, Kompania financon 1M.
- Trajnim në Punë (6 muaj) MKRS/ECK financojnë 4M, Kompania financon 2M.
Pagesa për një muaj: 150€
Fushat me prioritet:
1.Përpunimi i ushqimit & Industria e paketimit
2.Teknologjia Informative
3.Sektori i qendrave mbështetëse të klientëve
4. Industria e përpunimit të metalit
5. Industria e përpunimit të drurit
6. Industria e tekstilit
7. Turizmi
8. Fusha të tjera
MOS GABO / KONTROLLO HAPAT:
A keni plotësuar formën elektronike? PO, vazhdo hapin 2.
A keni shkarkuar aplikacionin dhe plotësuar aplikacionin? PO, vazhdo hapin 3.
A keni skenuar aplikacionin + dokumentacionin e kërkuar? PO …
A keni dërguar aplikacionin + dokumentacionin (skenuar) në emailin projekti@eck-edu.org? PO, vazhdo në hapin tjetër ?
A keni marrë konfirmim nga ECK? PO. Urime ju keni kompletuar me sukses aplikimin e juaj.
PYETJET MË TË SHPESHTA:
1. Ku mund të drejtohem për të marrë Deklaratën e papunësisë ?
- Deklarata e papunësisë merret në zyrat e punësimit. Ju rekomandojmë që të vizitoni zyrat e punësimit në komunën tuaj. Më shumë info: https://mpms.rks-gov.net/
2. Në cfarë kompani do të realizoj punën praktike ?
- Personat e përzgjedhur do të kontaktohen përmes emailit ku dhe do të marrin të gjitha informatat lidhur me kompaninë.
3. Jam pronar biznesi, a mundem përmes kësaj skeme të punësoj familjar?
- Jo. Në kuadër të projektit nuk përkrahet punësimi i familjarëve.
4. Sa zgjat puna praktike dhe kujt i dedikohet?
- Praktika në punë zgjatë 6 muaj dhe ka për qellim krijimin e mundesise per pune praktike per kandidatet te cilet nuk kane eksperience pune.
- Trajnimi në punë zgjatë 3 muaj dhe ka për zhvillimin e mëtutjeshëm për kandidatët të cilet kanë përfunduar trajnime/kualifikime të ndryshme.
5. Jam përfaqësues i një kompanie, kam nevojë më shumë informata?
- Ju lutem kontaktoni 038 22 28 28, 044 97 28 28, 049 87 28 28 për të caktuar një takim informues.