Të premten me date 27/03/2015 nga ora 17:00h në kuadër të Online Lecture Series në Kolegjin Europian të Kosovës do të organizohet online ligjeratë me Akademikun Prof.Dr. Ibrahim Jusufranić, Rektor I Universitetit Internacional të Travnikut.
Ligjerata të cilën Akademiku Prof.Dr. Ibrahim Jusufranić do të prezentoj para studentëve dhe stafit të Kolegjit Europian të Kosovës është : Ekonomia e Ndërmarrjeve – Ndërmarrjet moderne - Mbijetesa e një kompanie në globalizimin modern.
Akademiku, Prof.Dr. Ibrahim Jusufranić është fitues I cmimit më të lartë shtetëror në Bosnie & Hercegovinë në vitin 1991 për rezultate të jashtëzakonshme në biznes dhe kontribut të vecantë në zhvillimin e shtetit.
Mësoni më shumë informata rreth International University of Travnik, duke klikuar këtu !