THIRRJE PËR APLIKIM

European College of Kosovo nën përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall të hapur “Thirjen për aplikim” për 200 të rinjë (18-24 vjeç) nga e gjithë Kosova për aplikim në skemat: Trajnim në punë & Praktikë në Punë në kuadër të projektit “Ndërmjetësimi në Punë për të Rinjtë”.

Afati i aplikimit: 30 Korrik – 15 Gusht 2018
Kohëzgjatja e skemave & kompenzimi:
- Praktika në Punë (6 muaj) Pagesa për praktikantë (150eu/muaji)
- Trajnimi në punë (3muaj) Pagesa për praktikantë (150eu/muaji)

Për punëkërkues:
Udhëzime për aplikim

1) Plotësoni formën elektronike në këtë link: KLIKO KËTU
2) Shkarko aplikacionin + Bashkangjit dokumentacionin e kërkuar (Shkarko aplikacionin > WORD  PDF )
3) Dërgo aplikacionin e plotësuar & dokumentacionin e skenuar në email adresën: projekti@eck-edu.org ose dorëzo fizikisht në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës, rr. Gustav Mayer nr.19 në Prishtinë (afër Albit tek Parku i Qytetit)

Për Biznese
Udhëzime për aplikim

1) Plotësoni formën elektronike në këtë link: KLIKO KËTU
2) Plotësoni aplikacionin + Bashkangjit dokumentacionin (Shkarko aplikacionin> WORD  PDF )
3) Dërgo aplikacionin e plotësuar & dokumentacionin e skenuar në email adresën: projekti@eck-edu.org ose dorëzo fizikisht në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës, rr. Gustav Mayer nr.19 në Prishtinë (afër Albit tek Parku i Qytetit)

Sqarim për biznese: Me rastin e aplikimit, kompania pajtohet me kushtet e bashkëpunimit në kuadër të së cilës zotohet se është e gatshme të bashkëfinancoj praktikantët në kuadër të skemave si në vazhdim:

- Praktika në Punë (6 muaj) MKRS/ECK financojnë 4M, Kompania financon 2M.
- Trajnim në Punë (3 muaj) MKRS/ECK financojnë 2M, Kompania financon 1M.
Pagesa për një muaj: 150€

Fushat me prioritet:
1.Përpunimi i ushqimit & Industria e paketimit
2.Teknologjia Informative
3.Sektori i qendrave mbështetëse të klientëve
4. Industria e përpunimit të metalit
5. Industria e përpunimit të drurit
6. Industria e tekstilit
7. Turizmi

MOS GABO / KONTROLLO HAPAT:
A keni plotësuar formën elektronike ? PO, vazhdo hapin 2.
A keni shkarkuar aplikacionin dhe plotësuar aplikacionin ? PO, vazhdo hapin 3.
A keni skenuar aplikacionin + dokumentacionin e kërkuar ? PO …
A keni dërguar aplikacionin + dokumentacionin (skenuar) në emailin projekti@eck-edu.org ? PO, vazhdo në hapin tjetër ?
A keni marrë konfirmim nga ECK ? PO. Urime ju keni kompletuar me sukses aplikimin e juaj.