HAMK/ECK SUMMER SCHOOL 2016 • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

HAMK/ECK SUMMER SCHOOL 2016

Për herë të parë në Kosovë, HAMK University nga shteti me sistemin arsimor më të mirë në botë Finlanda, dhe Kolegji Europian i Kosovës një ndër institucionet e vetme në vend i cili vazhdimisht sjell risi në sistemin arsimor organizojnë shkollë verore për Komunikim Biznesor dhe
Marketing.

ÇFARË ËSHTË HAMK/ECK SUMMER SCHOOL ?

HAMK/ECK Summer School është program 1 javor i hapur për të gjithë studentët e nivelit Bachelor/Master si dhe profesionistët e fushës së marketingut, Menaxhimit dhe Biznesit nga i gjithë vendi. Gjatë kësaj jave shumë interesante pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë nga profesorë/ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë përmes ligjëratave, mysafirëve folës si dhe vizitave në kompanitë më të suksesshme vendore. Kjo bën që për 1 javë pjesëmarrësit përveç qe ndërlidhin aspektin teorik dhe praktik e cila do ju shërbej në të ardhmen si një udhëzim jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrugën e tyre drejt suksesit, gjithashtu ofron mundësi për miqësi me moshatarë të tyre nga gjithë vendi, profesorë vendor e ndërkombëtarë si dhe ekspertë nga kompani të suksesshme.


PSE TË REGJISTROHENI NË HAMK/ECK SUMMER SCHOOL ?

- Ligjërata nga Prof. Antti Isovita nga HAMK Univeristy, autor i më shumë se 60 librave në fushën e Marketingut, me eksperiencë 30 vjeçare si konsulent dhe profesorë i kësaj fushe.
- Prof. Lulzim Fushtica, Ekspert dhe Këshilltar Nacional për OSCE, US Departament of Justice/ICETAP si dhe ish Drejtor ekzekutiv i Akademisë Policore në Vushtrri.
- Mysafir folës të njohur nga fusha e Marketingut dhe Menaxhimit në Kosovë
- Vizita studimore në kompanitë më të suksesshme vendore
- Merr 4 kredi/ECTS të njohura ndërkombëtarisht.
- Ligjërata e workshope interesante dhe praktike në gjuhë angleze.
- Tako dhe mëso nga Drejtorët/Menaxherët më të suksesshëm në vend.
- Përmirëso gjuhën angleze
- Diplomë ndërkombëtare nga HAMK University dhe ECK.
 

Për më shumë informata në lidhje me HAMK/ECK Summer School 2016 ju lutem klikoni këtu.