+300 euro të realizuara nga sfida e SHITJES në kuadër të trajnimit - Perfaqesues i Shitjes • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

+300 euro të realizuara nga sfida e SHITJES në kuadër të trajnimit - Perfaqesues i Shitjes

Dita ditës, European College of Kosovo është duke sjellë risi në sferën e trajnimeve profesionale. Kësaj radhe në kuadër të trajnimit “Përfaqësues i Shitjes” trajnim ky i cili realizohet për plot 3 javë në ambientet e ECK-së me qëllim të përgatitjes së kandidatëve për punësim si dhe duke ju ofruar puna nga partnerët tanë: Fludi Corporation, Kompania e Sigurimeve “Iliria”, Aztech Elecronics, Zepter Kosova, Soxey Socks, Istanbul Ozel Guvenlik.
       Si gjithmonë risi në trajnimet e realizuara nga ECK është edhe sfida grupore ku kandidatët nën presionin e kohës, me një buxhet prej 100 euro kanë për objektiv krijimin e një produkti me qëllim realizimin e shitjeve përmes teknikave të mësuara në trajnim.Edhe kësaj radhe, traditën dy vjecare të 100 euro sfidës u realizua me sukses duke gjeneruar +300 euro shitje nga dy grupet me dy ide jashtzakonisht interesante, para të cilat do të dedikohen për bamirësi. Grupi A përmes shitjes së ndëgjueseve me wireless dhe grupi B duke bashkëpunuar me Down Syndrome Kosova dhe krijimit të kontratave të reja me Soma Book Station, Hotel Sirius, Hostel Prishtina, Dit’e’Nat etj.
       Një praktikë europiane e cila tani më përmes ECK po zbatohet edhe në Kosovë, eshte koncepti i trajnimeve me mundësi punësimi ku edhe kësaj radhe kandidatët e suksesshëm të cilët kanë interesim për punësim, ECK realizon ndërmjetësimin në punësim duke rekomanduar kandidatët për intervistim në kompanitë partnere dhe siguruar fazën provuese.
ECKPRESS