Shitja dhe Shërbimi ndaj klientit (Niveli IV i KKK/30 ECTS) • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Shitja dhe Shërbimi ndaj klientit (Niveli IV i KKK/30 ECTS)

Mëso një nga shkathtësitë më të rëndësishme në 2018/19 përmes programit profesional mbi SHITJEN DHE SHËRBIMIN NDAJ KLIENTIT të ofruar nga ECK dhe licencuar nga Autoriteti Kombetar i Kualifikimeve si dhe mundesi progresi në programin ndërkombëtar për shitje i ofruar nga Vocational Comptence Certificate me mundësi certifikimi ndërkombëtar të njohur në të gjitha shtetet e (BE). Oferta pune nga Kujtesa, Fluidi, Monego, Kompania e Sigurimeve "Illyria" si dhe shumë kompani të tjera.

Pse duhet të regjistroheni në këtë program profesional ?
Gjatë vitit 2018/19, profesioni i shitësit ka qenë profesioni më i kërkuar në tregun e punës në Kosovë sipas hulumtimeve të realizuara nga ECK dhe një trend i tillë vetëm se do të vazhdoj të rritet edhe në vitet në vazhdim. Të jesh shitës i mirë në vitin 2019 do të thotë të kesh oferta pune të vazhdueshme nga kompanitë dhe një nga pak profesione në Kosovë që ju ofron shansin që të caktoni kushtet dhe pagën tuaj.

Çfarë ofron programi profesional “Shitja dhe Shërbimi ndaj klientit”
- Aftësim teorik dhe praktik mbi psikologjinë e negocimit dhe teknikat e shitjes
- Mësim interaktiv, sfida reale dhe ushtrime grupore
- Sistem dual / Shkollim dhe punë praktike
- Punë praktike nga fillimi për kandidatët pa eksperience pune (me pagesë)
- Oferta pune pas përfundimit me sukses të programit
- Çertifikim profesional vendor në profilin “Shitja dhe Sherbimi i klientit”
- Çertifikim profesional ndërkombëtar në profilin “Sales Techniques” i njohur në vendet e Bashkimit Europian.

Çfarë do të mësoni?
Moduli 1: Sigurimi dhe Ofrimi i shërbimeve efektive ndaj klientëve .
Moduli 2: Teknikat e negocimit dhe kontaktimi i klientëve lidhur me produktet apo shërbimet.
Moduli 3: Promovimi, Shitja dhe Monitorimi i produkteve apo shërbimeve për klientët.
Moduli 4: Adresimi i shqetësimeve apo ankesave të klientëve dhe ruajtja e mardhënjeve me klientë.
Moduli 5: Përdorimi i teknikave të Neuro Linguistic Programming në Shitje .
Moduli 6: Planifikimi dhe Raportimi për klientin dhe Menaxhmentin.
Moduli 7: Teknikat e Shitjes dhe promovimin e produkteve apo shërbimeve .
Moduli 8: Hulumtimi dhe analizimi i tregut.
Moduli 9: Përdorimi i CRM.
Moduli 10: Shëndeti dhe siguria në vendin e punës .

Të drejtë aplikimi:
- Kandidatët që e kanë përfunduar nivelin e shkollimit të mesëm të lartë (12 vjeçar);
- Kandidatët që e kanë kaluar dhe ata që nuk e kanë kaluar testin e maturës shtetërore.
- Të gjithë kandidatët të cilët kanë dëshirë të kenë sukses në biznes.

Viti akademik fillon me datë 15 Tetor 2019 - 15 Shkurt 2020.
Çmimi: 500€(Mundësi pagese me këste me 0% interes)
Regjistrimet para datës 15 Gusht 2019 përfitojnë -100€.
Numri i kandidatëve është i limituar në: 15 kandidatë.
Më shumë informata: 038 22 28 28 I 044 97 28 28 I 049 87 28 28

APLIKO TANI - REGJISTROHU