Edhe përkundër faktit se para fillimit shumë nga kandidatët ishin skeptik se si do të ishte mbarëvajtja e trajnimit, në fund u arrit rezultati i pritur ku të gjithë kandidatët shprehën se janë të kënaqur, ligjeratat ishin aktiv dhe nuk kishte probleme teknike.
Trajnimi “Psikologjia e Negocimit & Teknikat e Shitjes” në këtë kohë kur të gjithë kanë ndalu aktivitetet e tyre biznesore dhe e gjithë Kosova është duke u përballur me vështirëve nga më të ndryshmet mund të jetë zgjidhja juaj. Ndoshta në këtë kohë frike, zgjedhja më e mire është investimi në vetvete, me qëllim reflektimi dhe planifikimi se si do të veprojmë posa të kaloj masa e ndalimit dhe bota të rikthehet në normalitet.
Trajnimi do të vazhdoj me orar cdo të Shtunë, ku do të diskutohen modulet si: Imazhi Profesional në Shitje, Komunikimi Efekti, Teknikat e Shitjes, NLP: Neurolinguistika dhe Paisjet Teknologjike që përdoren në Shitje.Në fund, kandidatët do të ju nënshtrohen testit teorik i cili ka 30 pyetje dhe zgjat 30 minuta, si dhe testit praktik ku kandidatët kanë 5 minuta të përgatiten lidhur me skenarion që ju japet dhe pastaj të realizojnë një shitje të simuluar.
Kandidatët që kalojnë testin me sukses, certifikohen me certificate ndërkombëtare profesionale nga VCC e cila ju krijon kredibilitet dhe njohje ndërkombëtare.
Më shumë informata lidhur me trajnimin, mund të gjeni në linkun: http://www.eck-edu.org/?id=32&t=15