Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit Europian të Kosovës dhe TALK. France • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit Europian të Kosovës dhe TALK. France

Më datë 22.10.2015,  Kolegji Europian i Kosovës përfaqësuar nga Prof.Dr.Ali Bajgora dhe organizata TALK. France e përfaqësuar nga znj. Clémence Moinard nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi e cila synon bashkëpunimin në fusha të ndryshme shkencore dhe profesionale.

TALK. France është organizatë e cila ka për qëllim të forcoj bashkëpunimin ndërkulturor dhe të përforcojë dialogun social duke sjellë më afër të rinjtë nga e gjithë bota. TALK.France ka për qëllim të lidh të rinjët nga Kontineti i Europës, vendet EUROMED si dhe nga Kontinenti i Afrikës në mënyrë që tu japë mundësin që të mësojnë për kultura të ndryshme dhe të zhvillohen e rritensi ekip dhe si individë.

Kolegji Europian i Kosovës ka vërtetuar edhe njëherë se prioriteti kryesor është ndërkombëtarizimi dhe krijimi i mundësive që studentët kosovar të studiojnë në universitetet më të mira ndërkombëtare !

ECKPRESS