Falë Bashkimit Europian dhe projektit Erasmus+, Kolegji Europian i Kosovës tani e tutje ofron mundësi studimi një semestral në Nigde University, Turqi. Në kuadër të Erasmus+ dhe projektit të realizuar studentëve ju mundësohet që të transferohen në NIGDE University për një semester ku pas përfundimit kreditë e lëndëve ju transferohen në ECK.
Kriteret për aplikim ?
• Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e rregullt të vitit të dytë apo tretë në drejtimin Menaxhment apo Teknologji Informative.
• Të ketë notën mesatare mbi 8.00.
• Të zotëroj njohuri të Gjuhës Angleze.
• Të plotësoj Aplikacionin(shkarko aplikacionin)
• Transkripta e notave
• Foto (jo më të vjetër se 6 muaj)
Të gjitha këto dokumente duhet të dergohen në info@eck-edu.org
Afati i fundit për aplikim deri më 19 Nëntor 2015
Shpenzimet të cilat do të mbulohen përmes programit Erasmus+:
• Shpenzimet e Studimit një semestral
• Shpenzimet e Udhëtimi: 275 € për person
• Shpenzimet e qëndrimit: 800 € për cdo muaj
Për më shumë informata ju lusim të kontaktoni zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar në Kolegjin Europian të Kosovës !