Vizitat studimore si një nga shtyllat më interesante dhe të rëndësishme të planprogramit akademik brenda Kolegjit Europian të Kosovës padyshim së gjatë vitit 2015/16 ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm edhe tek studentët. Pas vizitës në Fabrikën Solid, Agjensionin e Forenzikës, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë muajit të kaluar vjen dhe vizita e radhës e realizuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Vizita të tilla mundësojnë që studentët të njihen nga afër me proceset dhe sfidat që kanë përpara institucionet vendore në funksionalizimin e shtetit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët e saj, sfidat dhe reformat që janë duke u ndërmarrë gjatë këtij viti.
ECKPRESS
Aurora