A keni dëshirë të punoni në SHITJE? Ne jemi në kërkim të (1) përfaqësuesi të shitjes për biznese që ti shtohet ekipit tonë . Në rast se vlerësoni se keni aftësi të mira në shitje dhe prezantim, energji dhe aftësi menaxhuese për të punuar me kompani e institucione atëherë kjo mund të jetë puna juaj ideale.
Vendi: Prishtinë
Orari i punës: Orar i plotë
Paga: Baza + Komisioni (%)
Pozita e punës:
(1) Pozitë për Përfaqësues të Shitjes për Shërbimet e Sigurisë & Shëndetit në Punë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Ndërmerr iniciativa për organizimin e takimeve promovuese me kompani dhe institucione për prezantim/shitje të shërbimeve nga fusha e Sigurisë & Shëndetit në Punë; Shërbime Juridike apo shërbime tjera;
• Realizon vizita, takime, prezantime në kompani të ndryshme me qëllim ofrimin e Shërbimeve të Sigurisë & Shëndetit në Punë.
• Ndërmerr ide dhe planifikon shitjen në kompani dhe institucione të ndryshme;
• Analizon prezencën e shërbimeve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun) dhe përcjell aktivitetin e promocioneve, analizon dhe matë efektet e shitjes/promovimit para, gjatë si dhe pas promocionit;
• Kryen edhe detyra tjera qe kanë të bëjnë me promovimin e pakove të trajnimit dhe shërbimeve të tjera në fushën e edukimit.
Shënim: Informata lidhur me Sigurinë & Shëndetin në Punë mund të gjeni duke shkarkuar ligjin nr. 04/L-161 për Siguri & Shëndet në Punë.
Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare ne fushën relevante; Trajnime /Certifikatë në fushën relevante (E preferueshme)
• Dy(2) vite përvojë pune;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze (E preferueshme)
• Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikmëri
• Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
• Të jetë i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive
• Të jetë fleksibil dhe kreativ
• Lejen e vozitjes (B)
Si të aplikoni?
Të gjithë kandidatët e interesuar, së bashku me CV-në, ju lutem na dërgoni gjithashtu përgjigjet në formë paragrafi lidhur me pytjet në vazhdim:
a) Pse mendoni se do të keni sukses në këtë pozitë pune ?
b) Si ndërlidhet eksperienca juaj e punës me pozitën e shpallur nga ne ?
Ju lutem dërgoni email në work@eck-edu.org duke shkruar në subjekt [Aplikim për Përfaqësues i Shitjes: Siguria & Shëndeti në Punë]. Afati i fundit për aplikim 18 Janar 2020.