Në ditët e sotme, zhvillimet teknologjike po ecin në hapa të shpejt të zhvillimit, e krahas këtyre zhvillimeve edhe kompanitë po rekrutojnë punonjës të cilët po përcjellin këto trende zhvillimi. Në këtë artikull kemi zgjedhur të flasim për një prej profesioneve më të kërkuara në botë me një të ardhme premtuese , ky profesion është ”Zhvillues Softueri” .
Duke qenë se është një industri në lulëzim e sipër , kjo industri ju ofron mundësi për progres në karrierën tuaj dhe varësisht sa i mirë jeni në punë, ofron edhe një pagë të denjë. Mirëpo fokusi I punonjësve nuk duhet të jetë vetëm tek fitimi. Për një punëkërkues rol të rëndësishëm luajnë edhe të mirat që sjell roli të cilin ai/ajo kryen. Si një zhvillues/e softueri ju keni mundësinë të zgjidhni probleme të shumta me të cilat ballafaqohen përdoruesit, një ndjenjë e tillë në vendin e punës ju përmbush në aspektin profesional, sepse në fakt ju po zgjidhni një problem që të tjerët prej kohësh nuk kanë mundur ta zgjedhin.
Si një zhvillues softueri , ju do të keni mundësinë që në mënyrë të vazhdueshme të mësoni gjëra të reja. Duke mësuar për ndryshimet në teknologji, zhvilluesit e softuerit mësojnë edhe për biznesin dhe sektorin ku ata/ato punojnë. Ndryshimet e vazhdueshme janë një mundësi e mrekullueshme për të mësuar, për ta mbajtur mendjen tuaj të freskuar dhe punën tuaj interesante.
E tani të kthehemi edhe tek të mirat materiale që sjell ky profesion. Varësisht edhe nga aftësitë tuaja është një profesion që paguhet mirë, njëkohësisht ju ofron edhe një fleksibilitet të cilin jo çdo pozitë pune posedon. Ju mund të punoni lirshëm nga cilido ambient për aq kohë sa ju keni një kompjuter dhe lidhje të mira interneti.
Zhvilloni dhe investoni edhe ju në aftësitë tuaja në fushën e” Zhvillimit të Softuerit” dhe ofroni vetes komoditetin për liri dhe pagë të mirë.
Një program profesional I cili ju mundëson që ju të përvetësoni aftësitë si ”Teknik I Zhvillimit të Softuerit” ofrohet nga European College of Kosovo. Për tu regjistruar në këtë program profesional dhe për një karrierë të sigurt, kontaktoni në 038 22 28 28, 044 97 28 28, 049 87 28 28 deri më 15 tetor 2020.