Në kuadër të programit profesional “Shitja & Shërbimi ndaj Klientit” të Shtunën me datë 28 Nëntor kishim të ftuar si mysafir folës z. Ideal Shala me të cilin bashkëbiseduam mbi praktikat dhe trendet e shitjes në tregun kosovar.
Disa këshilla të cilat kanë ndihmuar z. Ideal Shala për të qenë i suksesshëm në karrierë dhe të cilat ju ka propozuar edhe pjesëmarrësve të programit “Shitja & Shërbimi ndaj Klientit” janë:
1) Puno 50% më shumë se konkurenca: Rruga drejt vendit të parë nuk është e lehtë andaj në rast se ju dëshironi të jeni konkurent apo bëheni më të mirë se konkurenca juaj atëherë ju duhet të punoni më shumë se mesatarja e tregut prej 8 orësh. Si të filloni? Duke u zgjuar herët dhe duke fillu ditën kur të tjerët janë ende në gjumë.
2) Shitja,Shitja, Shitja – çfarë ju bën juve apo kompaninë tuaj të suksesshme është SHITJA andaj z. Ideal Shala propozon që të fokusoheni në rritjen e shitjes si një ndër pikat kryesore që rrit shancat për të qenë i/e suksesshme.
3) Gjuha Angleze & Shkathtësitë kompjuterike – Për dallim nga shumica të cilët propozojnë që të studioni (bachelor/Master/PhD), z.Ideal thekson se Gjuha Angleze dhe njohja e teknologjisë janë të domosdoshme për të funksionuar në tregun e punës andaj pasi të keni këto dy shkathtësi ju mund të merrni informata dhe edukoheni nga platforma të ndryshme online të cilat ju mundësojnë që të gjeni informacionin të cilin ju dëshironi.
4) Jeni pozitiv, Jeni falenderues – Qëndro pozitiv, imagjino gjërat që ju dëshironi dhe do të arrini ato. Transmeto energji pozitive dhe mos harro të vendosni në fjalor fjalët si “Faleminderit” dhe “Ju lutem”
5) Egziston vetëm plani A – Për të arritur objektivat që ju dëshironi ju duhet të keni vetëm 1 plan, planin tuaj dhe se plan B,C,D nuk duhet të keni. Pra, plani juaj i vetëm duhet të jetë të arrini suksesin që ëndërroni dhe nuk duhet të leni hapësirë për ankesa, dorëzime apo plane tjera.
z. Ideal Shala është ndërmarrës i suksesshëm i cili ka të punësuar mbi 150 punëtorë në kompanitë e tij si Allmakes Global Services, Kia Motors, Sixt, Shoferi im, Hotel Qama, eGjeta.com, Qama Grill.
Përmes programit “Të mësojmë nga liderët” ndër vite European College of Kosovo synon të ofroj mundësi bashkëbisedimi, rrjetizimi dhe mësimi praktik nga ndërmarrës dhe personalitete të cilët tashmë kanë arritur sukses në tregun e punës në nivel vendor dhe ndërkombëtar.