Në kuadër të programit akademik “Të mësojmë nga Praktika” studentët dhe profesorët e Kolegjit Europian të Kosovës me datë 30 prill 2016 realizuan vizitë studimore në fabrikën “SOLID SHOES”. Të pritur nga pronari z. Ahmet Kuqi, studentët patën rastin të mësojnë më shumë rreth furnizimit me Lëndën e parë, Prodhimin, Menaxhimin, Marketingun, Planin Strategjik e tema tjera të cilat përmes pyetjeve dhe debatit nxitën kureshtje dhe interesim të jashtëzakonshëm.
Me këtë rast, Rektori i Kolegjit Europian të Kosovës, Prof.Dr. Ali Bajgora dhe Pronari i fabrikës “Solid Shoes” z.Ahmet Kuqi, nënshkruan dhe një marrëveshje bashkëpunimi e cila hap derën e bashkëpunimit në mes të dy palëve dhe krijon mundësi të jashtëzakonshme për studentët.
Kolegji Europian i Kosovës është institucioni i vetëm arsimor në Kosovë i cili ndjek praktikat evropiane për të afruar mësimin teorik me atë praktik duke vlerësuar se e ardhmja e vendit tonë është krijimi i kuadrove të cilët janë të përgatitur për tregun e punës.
Për të shikuar fotot ju lutem klikoni këtu:
ECKPRESS
Aurora