TRAJNIMI: Dizajni Digjital / Photoshop CC • Kolegji Europian i Kosovës

TRAJNIMI: Dizajni Digjital / Photoshop CC

Akademia e Dizajnit brenda European College of Kosovo organizon trajnimin praktik për:Dizajn Digjital / Photoshop CC (Niveli bazik/i avancuar). Objektivi kryesor i këtij trajnimi është përgatitja e pjesëmarrësve mbi njohuritë teorike dhe praktike të Dizajnit Digjital dhe përdorimit të softuerit më të parapëlqyer nga profesionistët e fushës, Adobe Photoshop CC.

Për plot 8 javë praktike, pjesëmarrësit do të mësojnë përmes teorisë dhe ushtrimeve praktike mbi përdorimin e Adobe Photoshop CC, Bazat e Dizajnit të ueb faqeve për desktop dhe mobil, Artin digjital dhe përdorimin praktik të tabletit Wacom, Foto retouching të niveleve të ndryshme si dhe Dizajni për reklamim dhe Foto manipulimi.

Pjesëmarrësit do të punojnë në grupe të vogla duke kombinuar artin e mësimit teorik me atë praktik përmes prezantimeve dhe ushtrimeve praktike, vizitave studimore në kompanitë më të suksesshme vendore si dhe ligjerata nga mysafir folës/ekspertë nga fusha e Marketingut, Komunikimit dhe Dizajnit Digjital, të cilët do të tregojnë praktikat më të mira dhe ndryshimet në tregun e punës me qëllim të përgatitjes së pjesëmarrësve për punësim.

Kujt i dedikohet ky trajnim ?

Ky trajnim është i ndërtuar që të jetë i përshtatshëm dhe mëse i nevojshëm për të gjithë individët që janë të pasionuar rreth Dizajnit Digjital apo deshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre kreative dhe praktike më tutje duke filluar nga nxënësit, studentët, fillestarë në fushat e arteve vizuale apo individëve që punojnë dhe duan të kalojnë në një industri tjetër.

Trajnimi do të mbuloj në praktikë dhe teori këto module:

• Mësimi i Adobe Photoshop CC
• Web Dizajn dhe UI/UX
• Arti Digjital / Përdorimi i tabletës Wacom
• Foto retouching
• Dizajni për reklamim dhe Foto manipulim

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij trajnimi, ju do të jeni në gjendje të:
• Të jeni i përgatitur në aspektin teknik dhe praktik për të hyrë në një treg konkurrues të fushave të ndryshme të Dizajnit Digjital.
• Dizajnoni materiale grafike dhe digjitale per kampanja dhe reklama kreative
• Përdorimi i aftësive teknike dhe praktike për të krijuar punime të gamës së gjerë përmes Adobe Photoshop CC
• Të krijoni webfaqe sistematike për desktop dhe mobil
• Të jeni i njohur me fushën e fotografisë dhe principet e saj, korigjimin dhe manipulimin e fotografive në fusha të ndryshme
• Në mënyrë sistematike të njoh procesin e dizajnit për reklamim, krijimin e materialeve për kampanja visuale dhe materiale të ndryshme në botën digjitale
• Manipulimi i fotove dhe punimeve, në nivele të avancuara

Metodologjia e realizimit të trajnimit:
Trajnimi praktik ''Dizajni Digjital: Adobe Photoshop CC" niveli bazik/avancuar realizohet nga profesionist të fushës përkatëse me përgatitje të lartë teorike dhe në veçanti praktike, të cilët bartin me vete një eksperiencë të gjatë në tregun ndërkombëtar dhe kompanitë vendore si Republika Communications,Molos International, UNIT Worldwide, Lokacioni dhe Pearl&Cherry Communications & Consultancy.

Mysafir folës: Në kuadër të trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë rastin të dëgjojnë dhe ligjerata nga mysafir folës/ekspertë nga fusha e Marketingut, Komunikimit dhe Dizajnit Digjital, të cilët do të tregojnë praktikat më të mira dhe ndryshimet në tregun e punës.
Vizitat Studimore: Me qëllim të ndërlidhjes sa më shumë me tregun e punës, pjesëmarrësit do të kenë rastin të vizitojnë dhe mësojnë në praktikë nga kompanitë lidere në tregun vendor.
Ligjeratat: Trajnimi realizohet në gjuhën shqipe .
Literatura dhe ushtrimet praktike: Cdo pjesëmarrës do të ketë materialet mësimore në sistemin e brendshëm si dhe gjatë 8 javëve do të organizohen punë grupore dhe raste stimuluese.

Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit:
Prezantimi i syllabusit të trajnimit dhe njoftimi me trajnerin: E Marte, 31 Janar 2017, ora 17:30h.

Grupi 1 fillon me datë 7 Shkurt 2017 dhe përfundon me 4 Prill 2017 (32 orë).
Orari: E Marte & E Mërkure Ora: 17:30h - 19:30h (REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)

Trajnimi mbahet 2 herë në javë nga 2 orë akademike/180min.
Duke marrë në konsideratë specifikat e trajnimit, numri i kandidatëve është i limituar.

Kostoja e trajnimit & Forma e pagesës
Trajnimi në total kushton 249 € (Paguani me STARCARD me 0% interes deri në 12 këste). Kandidatë i regjistruar konsiderohet vetëm kandidati i cili realizon regjistrimin duke plotësuar aplikacionin, kontratën dhe obligimet financiare. Në çmim janë të përfshira: materialet praktike të trajnimit, vizitat studimore, mysafirët folës dhe rreth 50 orë të trajnimit përgatitor praktikë dhe teorik, testi dhe certifikata.

Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të “Kolegji Europian i Kosovës” me nr.llogaris: 20-11-0000937177-54 apo në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës.

Si të aplikohet?
Të interesuarit mund të plotësojnë online aplikacionin duke shprehur interesimin e tyre apo të paraqiten në ambientet e ECK për të plotësuar aplikacionin, kontratën dhe pagesën. Kandidatët që aplikojnë online pas aplikimit do të kontaktohen nga Qendra e trajnimeve të ECK-së për të konfirmuar se ka vend të lirë për ttrajnim dhe udhëzuar mbi procedurat e regjistrimit.
(REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)

Regjistrohu Tani!