TRAJNIM DHE CERTIFIKIM NDËRKOMBËTAR PËR PROFESIONIN KAMARIER PROFESIONAL • Kolegji Europian i Kosovës

TRAJNIM DHE CERTIFIKIM NDËRKOMBËTAR PËR PROFESIONIN KAMARIER PROFESIONAL

European Hospitality Academy në kuadër të Kolegjit Europian të Kosovës për herë të parë në Kosovë shpall konkurs për trajnim profesional në profesionin “Kamarier Profesional” me certifikim ndërkombëtar nga “Vocational Competence Certificate/Certifikatë e Kompetencave profesionale” të njohur ndërkombëtarisht që mundëson punësim në shtetet anëtare të BE-së, në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe rajon. Pas përfundimit të trajnimit dhe certifikimit me sukses kandidatëve do të ju ofrohet mundësi për punë praktike dhe punësim tek partnerët tanë.

Profesioni i “Kamarierit” është shumë më i gjerë se marrja e urdhrave dhe shërbimi i pijeve. Industria e gastronomisë është një nga industritë më të mëdha në vend e cila ndryshon dita ditës dhe konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe. Përmes trajnimit tonë, ju përgatiteni në praktikë për të punuar në hotele deri në 5 yje, restorante luksoze dhe kafiteritë më të mira në qytetet tona. Gjatë trajnimit ju do të mësoni në teori mbi industrinë e gastronomisë dhe përgatiteni në praktikë se si të shërbeni me profesionalizëm dhe avancoheni në karrierë duke mos harruar certifikimin ndërkombëtarë nga Vocational Competence Certificate.

Pas përfundimit të trajnimit, kandidatët e certifikuar përmes qendrës për ndërmjetësim dhe punësim të ECK-së do të ndërmjetësohet për mundësi punësimi në Kosovë, Shqipëri, Mal të zi Gjermani dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian.

Mundësi avancimi: Kandidatët e certifikuar do të ju ofrohet mundësi për vazhdim të certifikimeve për “Menaxher” dhe pozita tjera menaxheriale në Gastronomi.

Çfarë është Vocational Competence Certificate ?
Vocational Competence Certificate/Certifikata e Kompetencave Profesionale është sistem uniform i certifikimit të aftësive profesionale të fituara jashtë sistemit formal të edukimit e cila mundëson shkollim dhe trajnime profesionale me certifikim ndërkombëtar i cili vlen dhe njihet në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. VCC ofron njohuri teorike me aftësitë profesionale në mënyrë që punëmarrësi të operojë me sukses në kompanitë dhe tregun ndërkombëtarë në harmoni me iniciativën e Komisionit Evropian “Arsim për punësim” dhe përputhje me European Qualification Framework dhe Europe 20 20.
Kujt i dedikohet ky trajnim?
- Çdokush që sapo ka filluar punën në restorant apo në industrinë e shërbimit
- Kamerierët me eksperiencë që duan të avancojnë edhe më shumë aftësitë e tyre në punë.
- Punëkërkues që dëshirojnë të punojnë në restorante, hotele dhe kafene.
- Banakierë, Nikoqirë dhe gjithsecili që dëshiron të zhvilloj njohuritë e tij/saj sipas standardeve ndërkombëtare
Çfarë do të mësohet në trajnimin për profesionin “Kamarier Profesional”
Moduli 1 – Shërbimi ndaj konsumatorit që sjellë rezultat
- Është dita e parë në punë
- 10 teknikat për të lënë një përshtypje pozitive
- Profesionalizimi i klasit të parë
- 5 Mënyra për të konvertuar një klient në klient të rregullt
- Si të impresiononi kritikët më të mëdhenj = Fëmijët
Moduli 2 – Masterclass në Ushqim
- Nga Agar Agar në Ziti - Një fjalor i kuzhinës së termave
- Dietat, Alergjitë dhe zgjedhësit e ushqimit
- Mishrat, djathi dhe të gjitha stilet
- Desertët - Arma sekrete
- Nga Banaku: Koktellet e ndryshme
- Përgatitja e kafes dhe çajit
Moduli 3 - Shërbimi në tavoline për të impresionuar mysafirët
- Pedantëria dhe trajtimi i sigurt i ushqimit
- Praktikat më të reja për shërbimin në tavolinë
- Mjetet e Tregtisë - Çfarë ka në xhepin tuaj?
- Teknikat e memories për marrjen e porosive
- 7 Mënyra si të shisni menynë e juaj
- Shërbimi profesional me ushqim dhe pije
- Teknikat e Shitjes – Cross selling dhe Up selling
Moduli 4 - Këshilla për efikasitet në punë - Kontrolloni faturën
- Shërbimi i ‘’mirë’’ vs Shërbimi i mrekullueshëm
- 20 gjërat kryesore që impresionojnë çdo klient
- Si të silleni në përputhje me personalitetin tuaj
- Si të ktheni klientët e vështirë në klientë të kënaqur
- Strategji të mençura për skenaret më të vështira në punë
- Sekreti i punës në organizime dasmore dhe raste speciale
- Lista finale e kontrollit të shërbimit tuaj – Rrisni të hyrat për 20%
Moduli 5 - Prapaskena e punës në industrinë e restoranteve
- Mësoni mbi sistemet e porosisë së ushqimit dhe aplikacionet në treg
- Kthehemi në hapat fillestarë dhe sistemin tradicional të marrjes së porosisë
- Work your look : Punoni në stilin tuaj personal dhe dukjen
- Puna në ekip në sallë dhe kuzhinë
- Puna në presion; Rri i qetë dhe shërbe duke buzëqeshur
- Siguria mbi të gjitha ; si të reagojmë në rast të djegieve, pamundësisë për të marrë frymë dhe rasteve tjera emergjente.
Metodologjia e realizimit të trajnimit dhe Certifikimi:
Trajnimi praktik për profesionin e ‘’Kamarierit’’ realizohet nga ekspertë të fushës përkatëse me përgatitje të lartë teorike dhe në veçanti praktike, të cilët bartin me vete një eksperiencë të gjatë praktike si dhe janë certifikuar si
trajnerë nga VCC për realizimin e trajnimit.
Trajneri:Trajnimi realizohet nga z. Sadik Maqedonci me përvojë pune +32 vjecare në fushën e hotelerisë në restorante dhe hotele të ndryshme në Kosovë, Mal i Zi dhe Shqipëri.
Mysafir folës: Gjatë trajnimit pjesëmarrësit do të kenë rastin të dëgjojnë dhe ligjerata nga mysafir folës/ekspertë nga fusha e Gastronomisë të cilët do të tregojnë praktikat më të mira dhe ndryshimet në tregun e punës.
Ligjeratat: Trajnimi realizohet në gjuhën shqipe
Literatura: Çdo pjesëmarrës do të ketë materialet mësimore (librin) nga VCC në gjuhën shqipe.
Testi Teorik: Realizohet në sistemin online dhe zgjat 30 minuta.
Testi Praktik: Të ndarë në grupe, pjesëmarrësit do të sfidohen me detyra praktike duke implementuar teknikat e mesuara gjatë trajnimit.
Certikimi: Pjesëmarrësit marrin certifikatë të kompetencës profesionale nga VCC e cila pranohet dhe njihet në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe tregun e punës.
Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit:
Prezantimi i syllabusit të trajnimit dhe njoftimi me trajnerin: 10 Mars 2018 në ora 10:00.
Grupi 1 fillon trajnimin me datën 17 Mars 2018 dhe përfundon me 28 Prill 2018. (REGJISTROHU TANI)
Orari: çdo të Shtunë nga Ora: 09:00h - 14:00h
Pas përfundimit të trajnimit, kandidatëve do të ju ofrohen mundësi për punë praktike dhe ndërmjetësim punësimi nga partnerët tanë në Kosovë, Shqipëri, Mal i zi dhe Gjermani.
Kostoja e trajnimit & Forma e pagesës
Trajnimi në total kushton 280€. -10% zbritje për regjistrimet e hershme & grupore (252 €) dhe Mundësi pagese me STARCARD me 0% interes deri në 6 këste. Kandidatë i regjistruar konsiderohet vetëm kandidati i cili realizon realizon regjistrimin duke plotësuar aplikacionin, kontratën dhe obligimet financiare të parapara sipas kontratës. Në çmim janë të përfshira: materialet praktike të trajnimit dhe libri, rreth 50 orë të trajnimit përgatitor praktikë dhe teorik, testi dhe certifikata ndërkombëtare. Kandidatët që përfundojnë trajnimin me sukses do të marrin certifikatë profesionale të njohur ndërkombëtarisht.

Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të “Kolegji Europian i Kosovës” me nr.llogaris: 20-11-0000937177-54 apo në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës.

APLIKO TANI - PLOTËSO APLIKACIONIN !

 

Regjistrohu Tani!