Kolegji Europian i Kosovës, tashmë ka nisur ndryshimin e sistemit të edukimit duke ndërlidhur trajnimet kualitative dhe praktike me tregun punës. Alma Bunjaku është vetëm një nga shumë storie suksesi e cila pas realizimit me sukses të trajnimit “Përfaqësues i Shitjes” u punësuar në kompaninë NEPTUN.
Për të vërtetuar se ja vlen të jeni pjesë e trajnimeve të realizuara nga European College of Kosovo ditët në vazhdim do të publikohen edhe storie tjera suksesi të realizuara nga ECK Press ndërsa për gjithë të interesuarit trajnimi “Përfaqësues i Shitjes” do të filloj me datë 9 Tetor 2018 dhe zgjatë 3 javë. Në kuadër të të trajnimit, pjesëmarrësit do të mësojnë mbi rolin e shitësit, koncepti i klientit, përshtypja e parë, krijimi i marrëdhënieve me klientin, prezantimi i produktit/shërbimit si dhe kujdesi ndaj klientit dhe ciklet e shitjes.
Mbi të gjitha e veçanta e këtij trajnimi është fakti se kandidatët e suksesshëm do të ju ofrohen oferta pune nga kompani vendore dhe ndërkombëtare. Vetëm nga grupi i fundit i trajnimit janë punësuar 6 persona në kompani të ndryshme, sukses ky i cili lidhet me cilësinë e trajnimit dhe vullnetin e kandidatëve për punësim.
Më shumë informata lidhur me trajnimit klikoni këtu ose na telefononi 038 22 28 28 / 044 97 28 28 / 049 87 28 28.
Për më shumë informata lidhur me trajnimin, kliko këtu.