European College of Kosovo tashmë ka filluar me sukses misionin për të sfiduar papunësinë në Kosovë duke ju ofruar mundësi punësimi kandidatëve pjesë e EU Training card. +200 persona të punësuar ose në punë praktike me pagesë falë punës së ECK-së.
Në kuadër të EU Training card, është organizuar trajnimi “Komunikimi dhe të foluirt në publik” trajnim ky i cili synon të përgatitë kandidatët mbi menaxhimin e frikës, modelet e ndryshme të komunkimit, Komunikimin në Biznes si dhe zhvilloj kandidatët në zhvillimin e stilit të tyre të komunikimit. Në kuadër të trajnimeve, padyshim se ushtrimet praktike janë pjesa më interesante e cila kësaj radhe ishte “Ideimi, përgatitja & inqizimi i një Radio Reklame nga vet kandidatët” e cila do të sponsorohet nga ECK dhe transmetohet 5x në ditë .
Ushtrime të tilla, praktike dhe interesante tashmë janë pjesë e pandashme e European College of Kosovo dhe me angazhimin e kandidatëve kanë marr rol të vecantë në ambientet e European College of Kosovo. Rikujtojmë se pak ditë më parë, kandidatët e trajnimit "Përfaqësues i Shitjes" kanë mbledhur mbi 200 euro në kuadër të ushtrimit praktik për shitjen e një produkti & shitjen e tij, ku të gjitha paratë e fituara u dedikuan për bamirësi.
EU Training Card ju ofron 30 trajnime profesionale, kurse të gjuhës angleze dhe gjermane dhe oferta pune në kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Çfarë e bën të dallohet nga çdo program tjetër në vend është fakti se EU Training card ka mbi 1450 orë trajnimi në një vit për vetëm 35 euro/muaji dhe mundësi pagese deri në 12 këste.
Dëgjo reklamen e krijuar nga vetë kandidatët e trajnimit "Komunikimi & të folurit në publik" duke vizituar linkun: https://vocaroo.com/i/s0Uz5jlVPH9g