5 arsye pse duhet ta vijoni trajnimin - PRAKTIKA JURIDIKE • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

5 arsye pse duhet ta vijoni trajnimin - PRAKTIKA JURIDIKE

 

Trajnimi "Praktika Juridike" është një nga trajnimet më afatgjate të realizuara nga Kolegji Europian i Kosovës me një traditë 10 vjeçare në kuadër të cilës deri më tani janë trajnuar qindra kandidatë të cilët sot janë juristë, prokurorë, gjyqtarë apo përfaqësues të kompanive vendore dhe ndërkombëtare.


1. 95% PRAKTIKË
Trajnimi është i fokusuar në anë praktike ku kandidatët ushtrojnë në grupe të vogla mbi hartimin e shkresave nga moduli Penal & Civil, parashtresat e ndryshme juridike, vendimet, aktvendimet, aktgjykimet, aktet akuzuese, ankesat, kallëzimet penale, kontratat dhe marrëveshjet të ndryshme civile nën përkujdesin dhe udhëzimet e prokurorit dhe gjyqtarit.

2. EKSPERTË TË FUSHAVE 
Ligjeruesit janë ekspertë të fushës penale dhe civile, pjesë e sistemit ligjorë në Kosovë me eksperiencë pune mbi 15 vite dhe rezultate të dëshmuara.

3. PËRGATITUNI PËR TË ARDHMEN
Mësoni në praktikë dhe avansoni njohuritë e juaja që neser të jeni avokatë, prokurorë, gjyqtarë të ardhshëm të suksesshëm, të cilët do ti kontribojnë sistemit gjyqësorë në vendin tonë.

4. PROVIMI I JURISPRUDENCËS, ËSHTË AFËR!
Një mundësi të artë për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës, 72.3% të pjesmarrësve tanë e kalojnë me sukses provimin e jurisprudencës.

5. GRUP I VOGËL & HAPËSIRË PËR TË GJITHË

Vendet janë të limituara duke ju garantuar kohë të mjaftueshme për ushtrime praktike, pyetje dhe diskutime me prokurorë dhe gjyqtarë. Gjithashtu ju keni mundësi pagese me këste.

Trajnimi praktika juridike fillon me 6 Shkurt dhe përfundon me 27 Shkurt 2021
Orari: Çdo të Shtune: 09:00h - 14:30h 

Apliko tani:
forms.gle/4tskxmmwLh6T8Rzh6  apo telefono 038 22 28 28 / 044 97 28 28 / 049 87 28 28