European College of Kosovo organizon trajnimin profesional mbi “Strategjinë dhe teknikat e Marketingut Efektiv”. Objektivi kryesor i këtij trajnimi është që të përgatitë pjesëmarrësit me njohuri teorike dhe në veçanti praktike mbi strategjinë, planin dhe praktikat efektive se si të krijohet dhe ekzekutohet me efikasitet një plan marketingu për të tërhequr klientët e duhur dhe rritur shitjen apo reputacionin e brandit të kompanisë suaj.
QËLLIMI I TRAJNIMIT
Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja teorike dhe në veçanti praktike e pjesëmarrësve në një nga shtyllat më të rëndësishme të çdo biznesi e çdo industrie të shekullit 21, Marketingut. I përpiluar deri në detaje, trajnimi synon të zhvilloj aftësitë e pjesëmarrësve në nivelin strategjik, menaxhues dhe operativ. Mbi të gjitha, trajnimi do të zhvilloj anën praktike dhe teorike të pjesëmarrësve në mënyrë që të identifikojnë pikat e forta dhe njëkohësisht tregun përmes kanaleve ndërvepruese, identifikojnë klientët e duhur, përdorimin e teknikave efektive për ekzekutimin e një kampanje si dhe procesin e kontrollimit dhe rritjes së përformancës.
Pa marrë parasysh a jeni student apo pronar i biznesit, trajnimi “Strategjia dhe Teknikat e Marketingut efektiv” do të ju përgatitë me informatat dhe veglat e nevojshme në rrugën e juaj drejt suksesit dhe ngritjes së të hyrave financiare.
OBJEKTIVAT E TRAJNIMIT
Trajnimi ofron një gamë të gjerë të njohurive mbi planifikimin, menaxhimin, ekzekutimin dhe kontrollimin e një plani të marketingut.
1. Çfarë është Marketingu në botën e sotme,
2. Cilat janë praktikat strategjike, menaxhuese, dhe operative,
3. Analizoni dhe kuptoni si të segmentoni dhe identifikoni klientët,
4. Analizoni situatën aktuale në të cilën gjindeni,
5. Caktoni saktë objektivat që dëshironi ti arrini dhe kuptoni strategjitë,
6. Përdorni taktikat e duhura për kampanjë (Metodat, Klasike, Online, Digjitale, etj)
7. Kontrolloni dhe përdorni veglat dhe sistemet e duhura
ÇFARË DO TË MËSONI?
Moduli 1 - Marketingu dhe bota e sotme (Historiku, Roli, Plani SOSTAK)
Moduli 2 – Situata ku jemi (Analiza, Faktorët, Miksi, Trendet, Industria, Konkurrenca)
Moduli 3 – Objektivat që duam (SMART, 5’S-jat, Biznesi, Tregu, Kampanjat, etj)
Moduli 4 - Strategjia që kemi (Drejtimi, Modelet, Portofolio, Segmentet, Tregu, CRM Pozicionimi)
Moduli 5 - Taktikat (B2B, B2C, Mesazhi unik, PR komunikimi, Online, inbound vs outbound, Reklama, Mediat dhe metodat, print, radio, web, mobile, blog, email kampanja, social meida, SEO, Kërkimi, etj)
Moduli 6 – Aksioni (Plani i veprimit, Agjenda, Aktivitetet, Rezultatet, Resurset, Përgjegjësitë, afatet, etj)
Moduli 7 – Kontrolli (Menaxhimi, Monitorimi, Kontrollimi kampanjës, Kalendari, Veglat, Online, Sistemet)
Moduli 8 – Tjerat dhe e ardhmja (idetë, sfidat, Raste studimi, Q&A)
METODOLOGJIA E REALIZIMIT TË TRAJNIMIT
Trajnimi “Strategjia dhe Teknikat e Marketingut Efektiv” për plot 8 javë në grupe të vogla dhe materiale praktike, kombinon artin e mësimit teorik dhe atë praktik përmes ligjëratave atraktive, prezantimeve, punës grupore dhe skenarëve praktike. Ky trajnim do të realizohet nga ekspert të fushës përkatëse me përgatitje të lartë profesionale dhe në veçanti eksperiencë praktike.
Ligjeruesi: Trajnimi realizohet nga z. Diedon Kica, profesionist me mbi 15 vite eksperiecë pune drejtpërdrejt me startups, bizneseve të vogla dhe të mesme, korporata, OJQ dhe bashkthemelues i tri bizneseve deri më tani. Përveq edukimit në Angli dhe SHBA dhe përgatitjes së lartë teorike dhe në veçanti praktike në fushën e menaxhimit, teknologjisë, marketingut dhe shitjes, ai është dhe konsulent menaxherial i certifikuar (CMC).
Mysafir folës: Gjatë trajnimit pjesëmarrësit do të kenë rastin të dëgjojnë dhe ligjerata nga mysafir folës/ekspertë nga fusha e Marketingut/Shitjes/Komunikimit të cilët do të tregojnë praktikat më të mira dhe ndryshimet në tregun e punës.
Vizitë studimore: Në kuadër të trajnimit, pjesëmarrësit do të realizojnë dhe vizitë studimore në kompani të suksesshme vendore dhe mësojnë drejtpërdrejt nga praktika.
KOHËZGJATJA DHE ORARI I TRAJNIMIT
Prezantimi i syllabusit të trajnimit dhe njoftimi me trajnerin: ---- nga ora ---!
Trajnimi për Grupin 1 fillon me datën ------- dhe përfundon me ------ (8 javë/32 orë).
Orari: E Hënë & E Enjte, Ora: 17:30h - 19:30h (REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)
Trajnimi realizohet 2x në javë nga 2 orë akademike/90min.
Duke marrë në konsideratë specifikat e trajnimit, numri i kandidatëve është i limituar.
KOSTO E TRAJNIMIT DHE INFORMATA RRETH PAGESËS
Trajnimi në total kushton 199€. -10% zbritje regjistrimi para datës 7 Mars (Mundësi pagese me STARCARD me 0% interes deri në 12 këste). Kandidatë i regjistruar konsiderohet vetëm kandidati i cili realizon regjistrimin duke plotësuar aplikacionin, kontratën dhe obligimet financiare. Në çmim janë të përfshira: materialet praktike të trajnimit, rreth 50 orë të trajnimit përgatitor teorik dhe praktikë, ushtrimet dhe rastet simuluese si dhe testi. Kandidatët që përfundojnë trajnimin do të marrin certifikatë për përfundimin e trajnimit.
Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të “Kolegji Europian i Kosovës” me nr.llogaris: 20-11-0000937177-54 apo në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës nga data e shpalljes deri më 14 Mars 2017.
SI TË APLIKONI NË TRAJNIMIN “STRATEGJIA DHE TEKNIKAT E MARKETINGUT EFEKTIV”?
Të interesuarit mund të plotësojnë online aplikacionin duke shprehur interesimin e tyre apo të paraqiten në ambientet e ECK për të plotësuar aplikacionin, kontratën dhe pagesën. Kandidatët që aplikojnë online pas aplikimit do të kontaktohen nga Qendra e trajnimeve të Kolegjit Europian për të udhëzuar mbi procedurat e regjistrimit.
APLIKO TANI - KLIKO PËR TU REGJISTRUAR