Kontabiliteti & Deklarimet Tatimore • Kolegji Europian i Kosovës

Kontabiliteti & Deklarimet Tatimore

European College of Kosovo organizon trajnimin “Kontabiliteti dhe deklarimet tatimore”. Objektivi i ktij trajnimi është aftësimi e pjesëmarrësve në mënyrë praktikë në mbajtjen e kontabilitetit si dhe plotësimin e deklarateve të ndryshme tatimore për biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha. Shumë biznese kërkojnë që punonjësit të kenë trajnim dhe përvojë të përshtatshme në fushën e kontabilitetit në mënyrë që biznesi të menaxhohet siç duhet. Këto programe ndihmojnë pjesëmarrësit që të përshpejtojnë karrierën e tyre dhe të bëjnë një hap përpara për t’u bërë kontabilistë të kualifikuar. Trajnimi do t’i ndihmojë pjësmarrësit në ngritjen e potencialit të kontabilitetit si dhe deklarimeve tatimore që u japin atyre përvojë cilësore në punë nën drejtimin e trajnerëve me përvojë profesionale.

Kujt i dedikohet ky trajnim ?
“Kontabiliteti dhe deklarimet tatimore” mbulon një sërë temash që u japin një kuptim të plotë të procedurave të kontabilitetit, deklarimeve tatimore dhe metodave më efektive në realizimin e profesionit të kontabilistit. Trajnimi ju mundëson që të bëheni një teknik efektiv i kontabilitetit si dhe të përmirësoni dukshëm karrierën tuaj të kontabilitetit.

Çfarë do të mësoni?
• Analizat financiare për fillim bizneseve si dhe likuiditetin e tyre.
• Çka është një pro-faturë, faturë, letër-vlerësim nga këndvështrimi i biznesit dhe klientit.
• Bilancin, Pasqyrën e të Ardhurave dhe Shpenzimeve, Cash-Flow, Raportet Financiare, si dhe dokumentet tjera përcjellëse financiare
• Vetëvlerësimi i Biznesit për Kredi-Marrje, Formularët për Vetëvlerësim.
• Konsulencë mbi problematikat fiskale, shitja e lirë, shitja me shumicë, amortizimi etj.
• Raste studimi, praktika analitike nga ekspert të kontabiliteti për NVM-të.
• përpilimi i bilancit të gjendjes, pasqyres së të ardhurave, deklarimet tatimere do të bëhet deklarimi përmes sistemit elektronik EDI, duke raportuar për Biznese Individuale, Bizneset e mesme dhe SHPK-të (IS, IL, QS, QL), Deklarimet vjetore (PD, CD), etj.
• Konsulencë mbi problematikat fiskale, shitja e lirë, shitja me shumicë, amortizimi, X Raporti, Z Raporti si dhe dërgimi i raporteve fiskale në baza mujore.
• Përllogaritja e mallit duke u bazuar në Çmimet e dokumentit unik doganor, DUD, IM4, DUD IM7, DUD X3 Depotë Doganore, llojet e akcizave.
• Ushtime dhe Praktikat nga përpilimi i bilancit të gjendjes, pasqyres së të ardhurave, deklarimet tatimere do të bëhet deklarimi përmes sistemit elektronik EDI, duke raportuar për Biznese Individuale, Bizneset e mesme dhe SHPK-të, (IS, IL, QS, QL), Deklarimet vjetore (PD, CD), etj.

Metodologjia e realizimit të trajnimit

I përgatitur deri në detaje, trajnimi praktik për “Kontabiliteti dhe deklarimet tatimore” për plot 16 orë intenzive dhe në grupe të vogla kombinon artin e mësimit teorik dhe atë praktik përmes ligjerimit, prezantimit, ushtrimeve praktike, punës grupore dhe detyrave të shtëpisë. Ky trajnim do të realizohet nga ekspert të fushës përkatëse me përgatitje të lartë profesionale dhe në veçanti eksperiencë praktike.

Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit

Prezantimi i syllabusit të trajnimit dhe njoftimi me trajnerin: 12 Shkurt 2019 nga ora 17:30h.
Trajnimi fillon me datën 12 shkurt dhe përfundon me 6 Mars (16 orë / 4 javë praktike).
Grupi 1: Çdo të Marte & Mërkure nga ora 17:30h - 19:30h (REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)

Trajnimi mbahet me datat 12, 13, 19, 20, 26, 27 Shkurt, 5, 6 Mars 2019.
Duke marrë në konsideratë specifikat e trajnimit, numri i kandidatëve është i limituar.
Ky trajnim ofrohet falas për kandidatët që posedojnë "EU Training CARD"

Kosto e trajnimit dhe informata rreth pagesës
Trajnimi në total kushton 130€ (Mundësi pagese me STARCARD me 0% interes deri në 4 këste). Kandidatë i regjistruar konsiderohet vetëm kandidati i cili realizon regjistrimin duke plotësuar aplikacionin, kontratën dhe obligimet financiare. Në çmim janë të përfshira: materialet praktike të trajnimit, rreth 16 orë të trajnimit përgatitor praktikë dhe testi. Kandidatët që përfundojnë trajnimin do të marrin certifikatë për përfundimin e trajnimit.
Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të “Kolegji Europian i Kosovës” me nr.llogaris: 20-11-0000937177-54 apo në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës nga data e shpalljes deri më 10 Shkurt.

APLIKO TANI / REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU

Regjistrohu Tani!