Kandidatët krijojnë reklamë për EU Training card • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Kandidatët krijojnë reklamë për EU Training card

European College of Kosovo tashmë ka filluar me sukses misionin për të sfiduar papunësinë në Kosovë duke ju ofruar mundësi punësimi kandidatëve pjesë e EU Training card. +200 persona të punësuar ose në punë praktike me pagesë falë punës së ECK-së.

 

Në kuadër të EU Training card, është organizuar trajnimi “Komunikimi dhe të foluirt në publik” trajnim ky i cili synon të përgatitë kandidatët mbi menaxhimin e frikës, modelet e ndryshme të komunkimit, Komunikimin në Biznes si dhe zhvilloj kandidatët në zhvillimin e stilit të tyre të komunikimit. Në kuadër të trajnimeve, padyshim se ushtrimet praktike janë pjesa më interesante e cila kësaj radhe ishte “Ideimi, përgatitja & inqizimi i një Radio Reklame nga vet kandidatët” e cila do të sponsorohet nga ECK dhe transmetohet 5x në ditë .

       Ushtrime të tilla, praktike dhe interesante tashmë janë pjesë e pandashme e European College of Kosovo dhe me angazhimin e kandidatëve kanë marr rol të vecantë në ambientet e European College of Kosovo. Rikujtojmë se pak ditë më parë, kandidatët e trajnimit "Përfaqësues i Shitjes" kanë mbledhur mbi 200 euro në kuadër të ushtrimit praktik për shitjen e një produkti & shitjen e tij, ku të gjitha paratë e fituara u dedikuan për bamirësi.
       EU Training Card ju ofron 30 trajnime profesionale, kurse të gjuhës angleze dhe gjermane dhe oferta pune në kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Çfarë e bën të dallohet nga çdo program tjetër në vend është fakti se EU Training card ka mbi 1450 orë trajnimi në një vit për vetëm 35 euro/muaji dhe mundësi pagese deri në 12 këste.

Dëgjo reklamen e krijuar nga vetë kandidatët e trajnimit "Komunikimi & të folurit në publik" duke vizituar linkun: https://vocaroo.com/i/s0Uz5jlVPH9g