Shëndeti dhe siguria në vendin e punës janë shumë të rëndësishme për secilin punonjës në industri. Kjo pasi të gjithë punëtorët dëshirojnë të punojnë në një atmosferë të sigurt dhe të mbrojtur. Shëndeti dhe siguria janë faktori kryesor për të gjitha industritë me qëllim promovimin e mirëqenies së të punësuarve dhe punëdhënësve. Është detyrë dhe përgjegjësi morale e kompanisë të kujdeset për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve.
Çdo person që largohet nga shtëpia e tij për në punë në mëngjes, duhet të kthehet në shtëpinë e tij me shëndet të mirë. A e keni imagjinuar ndonjëherë se një person i dashur i juaj mund të mos kthehet kurrë në shtëpi? Apo të pranoni një telefonatë që ai/ajo që është në spital për shkak të ndonjë incidenti të ndodhur në punë? Epo ja, kjo është një ndër arsyet kryesore pse është i domosdoshëm krijimi i një mjedisi të sigurt në punë.
Të gjitha industritë kanë rreziqe në vendin e punës, por menaxhmenti apo personat përgjegjës të kompanisë duhet t'i bëjnë strategjitë e të vendosin se çfarë masa të sigurisë kërkohen në kompaninë e tyre. Kështu punëtorët e tyre do të jenë të sigurt gjatë gjithë kohës.
1. Vetëdijesimi i rrethanave
Ka shumë punonjës që nuk shqetësohen për rreziqet e tyre në punë. Por, është e rëndësishme që të vëzhgoni edhe rrethanat e punës së bashkëpunëtorëve/kolegëve tuaj. Pasi të njiheni me rreziqet e veçanta që ndodhin në vendin tuaj të punës, atëherë kjo do t'ju ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut dhe t'ju lejojë të merrni hapat paraprak.
2. Zvogëlimi i stresit
Shumica e të punësuarve nuk janë të aftë dhe të shëndetshëm për shkak të orarit të tyre të ngarkuar, i cili përfshin orarin e gjatë të punës, presionin e punës dhe konfliktet që ndodhin me bashkëpunëtoret, kolegët apo shefin. Dhe, të gjitha këto mund të shkaktojnë depresion tek punonjësit. Gjithashtu, kjo jo vetëm që ndikon në jetën e tyre profesionale, por gjithashtu krijon shqetësime edhe në jetën e tyre personale. Është mirë që të filloni të kujdeseni për shëndetin tuaj, duke bërë pushime të rregullta, do të jetë më mirë që ju të planifikoni punët e juaja në përputhje me rrethanat dhe të menaxhoni gjërat për të zvogëluar stresin tuaj në vendin e punës.
3. Përdorimi i mjeteve në mënyrë të duhur
Merrni masat paraprake dhe të përshtatshme kur përdorni makineri ose ndonjë mjet tjetër të punës, është rreziku më i madh i sigurisë ti përdorni skelat si shkallë apo kur përdorni një mjet të punës për ndonjë punë tjetër. Pra, gjithmonë rekomandohet ti përdorni mjetet e duhura që të zvogëloni mundësinë e dëmtimit në vendin e punës.
4. Qëndroni vigjilent
Ka shumë punonjës që zakonisht komprometojnë ose injorojnë kërcënimet dhe paralajmërimet paraprak dhe për shkak të kësaj, ndodhin një numër i konsiderueshëm dëmtimesh apo me fatalitet në vendin e punës.
5. Informoni mbikëqyrësin (menaxherin) tuaj në lidhje me kushtet e pasigurta në punë
Është e rëndësishme që të vazhdoni të azhurnoni mbikëqyrësit tuaj për rreziqet ose rreziqet që ndodhin në vendin e punës. Ata janë të detyruar ligjërisht të sigurojnë që punonjësit e tyre janë duke punuar një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt.
6. Përdorni asistencë mekanike
Kurdo që dëshironi të mbani ose ngrini pajisje apo gjëra të rënda, atëherë duhet të përdorni një rrip transportieri, ose priunjer. Ka shumë rreziqe të përfshira, nëse përpiqeni të ngrini diçka që është më e rëndë, ajo mund të ndikojë negativisht tek ju, dhe mund të çojë në dëmtim të muskujve.
7. Vendosni shenjat e daljes emergjente ku janë lehtësisht të arritshme
Në rast se ekziston një urgjencë, do t'ju duhet qasje të shpejtë për dalje emergjente.
8. Ulja e stresit në vendin e punës
Stresi te çdo punonjës ose tek ndonjë bashkëpunëtor/kolegë, mund të çojë në depresion dhe në probleme të përqendrimit në punë. Dhe arsyeja kryesore përfshin, orarin e zgjatur të punës, presionin e punës, pasigurinë e punës dhe çështjet që paraqiten tek bashkëpunëtoret, kolegët ose profesionistët.
9. Përdorni pajisjet e duhura të sigurisë
Është thelbësore që të mbani mjetet e duhura të pajisjeve mbrojtëse gjatë punës tuaj. Pajisjet mund të jenë në çfarëdo forme si, kufje për mbrojtje të veshëve, kapele mbrojtëse, dorëza, syze të sigurisë dhe çdo pajisje tjetër që kërkohet të vishni gjatë punës. Këto mjete do t'i parandalojnë punëtorët nga incidentet që ndodhin në vendin e punës.
10. Uluni në pozicion të duhur
Nëse duhet të punoni ulur, atëherë është thelbësore që të mbani qëndrimin e duhur. Ju duhet të mbani supet tuaja drejt për të shmangur ndonjë problem me shtyllën kurrizore.
Siguria është një nga çështjet më të mëdha dhe është plotësisht është përgjegjësia e menaxherëve dhe pronarëve të biznesit që të sigurohen që punonjësit e tyre janë duke punuar në një mjedis të sigurt apo jo.
Menaxhmenti duhet ti sigurojë dhe vazhdimisht ti motivojë e ti nxitë punonjësit që në këtë mënyrë ata do të jenë më aktiv në procesin e punës. Ndërkaq, ju duhet ta dini se edhe ju gjithmonë duhet të diskutoni për ambientin e punës tuaj, me personat përgjegjës, në këtë mënyrë së bashku ju do të krijoni një ambient më të sigurtë për të punuar.