Se Kolegji Europian i Kosovës është një nga institucionet më serioze në Kosovë e vërteton dhe suksesi i radhës! Menaxhimi profesional, prezenca e cilësisë në shërbimet e ofruara si dhe puna e palodhshme kurorëzuan dhe një sukses të radhës atë të çertifikimit me ISO STANDARD 9001:2008 (Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë) nga trupi ndërkombëtar cerfitikues (TRB).
Çfarë është ISO Standard 9001: 2008 (Sistemi për Menaxhim të Cilësisë) ?
ISO 9001 është një nga standardet e Sistemeve të Menaxhimit. ISO 9001 përcakton Kërkesat dhe Kriteret që ju duhet të përmbushni në qoftë se Kompania Juaj do të dëshironte te vepronte në përputhje me Këtë standard ndërkombëtar dhe të merrni Certifikatën.
Implementimi i këtij Standardi Ndërkombëtar ndihmon të gjitha llojet e kompanive,(pavarësisht fushës së veprimtarisë, madhësisë apo kompleksitetit të saj), për tja dalë mbanë nëpërmjet përmirësimit të kënaqësisë së klientit, motivimit të personelit dhe përmirësimit të vazhdueshëm.