Të Hënën më datë 23 Maj 2016 në Kolegjin Europian të Kosovës u organizua debati me temën “Rishikimi i programeve dhe teksteve shkollore në Republikën e Kosovës”. Qëllimi i këtij debati ishte diskutimi dhe informimi i pjesëmarrësve për çështje të literaturës së nxënësve dhe studentëve, si dhe ndryshimet që do të bëhen në tekstet shkollore gjatë vitit 2016/2017.
Pjesë e këtij debati me rëndësi të veçantë për nxënësit dhe studentët ishin: Znj. Anila Statovci (Zv. Ministre e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë), Prof.Dr. Ali Bajgora (Rektor i Kolegjit Europian të Kosovës), Prof. Dr. Demë Hoti (Profesor I Universitetit të Prishtinës) dhe MA. Florin Lata Ekspert i të drejtës së autorit. Vlen të theksohet se është për tu përshëndetur puna që komisioni është duke realizuar dhe përpjekjet për rishikimin e programeve dhe teksteve shkollore, duke mos harruar të theksojmë se gjatë këtij debati kishte dhe propozime mjaft interesante nga prindër e profesorë.
ECKPRESS