A keni dëshirë të punoni në fushën e trajnimeve profesionale ? European College of Kosovo është në kërkim të (6) zyrtarëve për shitje dhe prezantim të pakove të trajnimeve të ofruara nga ECK. Në rast se vlerësoni se keni aftësi të mira në shitje dhe prezantim, energji dhe aftësi menaxhuese për të punuar me studentë, kompani e institucione atëher kjo mund të jetë puna juaj ideale.
Vendi: Prishtinë
Orari i punës: Orar i plotë
Paga:
- Në rast se jeni shitës/prezantues i mirë ju mund të merrni pagë dhe bonuse mujore mbi 375 €,
- Në rast se jeni shitës i shkëlqyer dhe keni aftësi të mira prezantuese ju mund të merrni pagë dhe bonuse mujore mbi 1200 €
- Në rast se keni aftësi të avancuara në shitje, jeni prezantues i jashtëzakonshëm dhe keni rrjet/kontakte me studentë, kompani, OJQ dhe institucione të ndryshme ju mund të merrni pagë dhe bonuse mujore mbi 3780 €.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Ndërmerr iniciativa për organizimin e takimeve promovuese me individ, organizata, kompani dhe institucione për prezantim/shitje të trajnimeve dhe ofertave të trajnime nga fusha të ndryshme të organizuara nga ECK dhe partnerët ndërkombëtar;
• Realizon shitje të ofertave/pakove të trajnimeve profesionale;
• Ndërmerr ide mbi promovimin e trajnimeve në bashkëpunim me organizata, kompani dhe institucione të ndryshme
• Analizon prezencën e shërbimeve edukative-arsimore në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun) dhe përcjell aktivitetin e promocioneve, analizon dhe matë efektet e shitjes/promovimit para, gjatë si dhe pas promocionit;
• Kryen edhe detyra tjera qe kanë të bëjnë me promovimin e pakove të trajnimit dhe shërbimeve të tjera në fushën e edukimit.
Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare ne fushën relevante; Trajnime /Certifikatë në fushën relevante (E preferueshme)
• Dy(2) vite përvojë pune në fushën shitjes; (E preferueshme)
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (E preferueshme)
• Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikmëri
• Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
• Të jetë i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive
• Të jetë fleksibil dhe kreativ
Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në work@eck-edu.org, deri me datë 24 Nëntor 2017.