European College of Kosovo shpall konkurs pune për (1x) Recruitment Specialist për të ju bashkuar ekipit tonë në dep. për ndërmjetësim në punësim. ECK është institucion i cili merret me aftësim profesional, trajnime & certifikime ndërkombëtare, shërbime ligjore, Siguri & Shëndet në Punë, Ndërmjetësim në Punësim.
Vendi: Prishtinë (Zyre/Teren)
Orari i punës: Orar i plotë
Paga: Baza + Komisioni (%)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Krijon kontakte me kompani dhe institucione të interesuar në shërbimet e ndërmjetësimit në punë, analizon objektivat dhe nevojat e tyre, takohet me personat përgjegjës, prezanton shërbimet dhe lidhë marrëveshje;
- Krijon databazën e kandidatëve të kualifikuar, të interesuar për shërbime ndërmjetësimi në punë përmes bashkëpunimit me komunitetin, asociacione të ndryshme, agjensione rekrutimi, universitete dhe Kolegje, platforma punësimi etj.
- Është përgjegjës për përpilimin e konkurseve në përputhje me kërkesat e klientit, promovon, kontakton kandidatët e interesuar, realizon intervistat si dhe filtron kandidatët më të mire për pozitën në fjalë;
- Identifikon trendet e rekrutimit, pozitat e kërkuara dhe gjen mënyra për të arrit rekrutimin e atyre pozitave;
Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare në Ekonomik, Menaxhment, Administrim Biznesi, Juridik apo fusha relevante;
• Trajnime /Certifikatë në fushën e burimeve njerëzore / Marketingut (E preferueshme)
• Së paku tri (3) vite përvojë pune në fushë të njejtë;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze
• Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikmëri
• Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
• Të jetë i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive
• Të jetë fleksibil dhe kreativ
Si të aplikoni?
Të gjithë kandidatët e interesuar, dërgoni CV-në, në emailin work@eck-edu.org duke shkruar në subjekt [Aplikim për Recruitment Specialist]. Afati i fundit për aplikim 27 Shkurt 2020.