HAMK/ECK Summer School 2016 viziton IPKO-n dhe GazetaExpress • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

HAMK/ECK Summer School 2016 viziton IPKO-n dhe GazetaExpress

Në kuadër të shkollës verore të organizuar nga HAMK University nga Finlanda dhe European College of Kosovo nga data 7-11 Qershor 2016 përveq ligjeratave atraktive dhe diskutimeve u realizuan dhe dy vizita studimore në kompani të ndryshme të cilat si qëllim kryesor kishin mësimin praktik dhe diskutimin me ekspertë të fushës.
       Vizita e parë studimore u realizua në IPKO ku pjesëmarrësit paten rastin të takohen me përfaqësuesin e Departametit të Mediave Sociale z.Visar Breznica dhe Dep. të Komunikimit z.Etrit Zeneli të cilët para pjesëmarrësve treguan mbi punën e tyre ditore, kampanjat e marketingut, komunikimin me klientë, kanalet e komunikimit si dhe sfidat dhe sukseset që IPKO ka pasur ndër vite.
       Ndërsa në vizitën e dytë studimore në Gazeta Express pjesëmarrësit mësuan për rrugëtimin e Gazetës Express ndër vite, transformimin e saj në gazetë online , targetimin, reklamimin, sfidat dhe arsyet se pse është faqja me vijueshmërinë më të madhe në rajon.
       HAMK/ECK Summer School 2016 është vlerësuar nga pjesëmarrësit si një nga eventet më interesante duke marrë në konsideratë stafin vendor dhe ndërkombëtar, vizita studimore, ligjeratat atraktive dhe lokacionin në qendër të Prishtinës.

ECKPRESS
Aurora