3 Arsye pse ju duhet të transferoheni në Kolegjin Europian të Kosovës • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

3 Arsye pse ju duhet të transferoheni në Kolegjin Europian të Kosovës

Transferimi i studimeve është një mendim i cili përshkon nëpër mendjet e jo pak studentëve nga institucionet publike apo private në vendin tonë. Arsyet për një transferim të tillë mund të jenë të ndryshme duke filluar nga ana financiare, lokacioni, profesorët, administrata apo dhe vetë kolegët. Transferimi nga një institucion tek tjetri mund të ketë avantazhet dhe disavantazhet e saj.

Më poshtë mund të gjeni 3 arsyet kryesore pse ju duhet të konsideroni seriozisht transferimin në European College of Kosovo / Kolegjin Europian të Kosovës.


1) LOKACIONI

Në këtë botë dinamike ku gjithçka ndryshon brenda disa minutave, ku secili person ka obligime dhe përgjegjësi të shumta, koha është jashtëzakonisht e rëndësishme. Me lokacion në qendër të Prishtinës, 5 minuta larg nga vendi juaj i punës/vendbanimi juaj, Kolegji Europian i Kosovës ofron një mundësi të rrallë që të kurseni kohën dhe kostot e udhëtimeve tuaja për të shkuar në ligjërata apo provime. Duke qenë në qendër të qytetit, ECK ofron mundësi që të menjanoni trafikun, harxhimet e panevojshme si dhe kohën e cila padyshim se luan një rol të rëndësishëm në jetën tuaj.

2) PROGRAMET E STUDIMEVE ATRAKTIVE, PRAKTIKE DHE INOVATIVE

Duke u bazuar në nevojat e tregut dhe në mundësitë e punësimit të diplomuarve jo vetëm në Kosovë por dhe në Evropë, Kolegji Europian i Kosovës ofron programe bashkëkohore studimi sipas sistemit evropian me fokus të veçantë në tregun e punës. Programet nga fusha Ekonomi dhe Menaxhment ( Specializime: Menaxhment, Teknologji Informative në Biznes, Banka Financa dhe Kontabilitet) apo dhe fusha Juridike (Juridik i Përgjithshëm) të cilat realizohen sipas metodave evropiane të të mësuarit (punë grupore, prezantime, workshope, diskutime) në klasa të vogla ku ju kushtohet rëndësi dhe hapësirë e mjaftueshme çdo studenti për të zhvilluar aftësitë e tij komunikuese e akademike.

A e dini se studentëve të Kolegjit Europian të Kosovës ju ofrohen më shumë se 10 trajnime profesionale pa pagesë në mënyrë që të përgatiten për tregun e punës?

A e dini se pjesë e ligjëratave brenda Kolegjit Europian të Kosovës janë dhe vizitat e rregullta studimore në Institucione, Kompani dhe Organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare me qëllim mësimi praktik dhe krijimi i kontakteve me tregun e punës ?

A e dini se çdo javë në Kolegjin Europian të Kosovës ftohen mysafir folës, personalitete të suksesshme të cilët tregojnë para studentëve tanë mbi rrugën e tyre drejt suksesit me qëllim të inspirimit dhe informimit mbi sfidat dhe mundësitë e shumta që ofron tregu vendor dhe ndërkombëtarë?

3) PAGESA

Si një nga sfidat kryesore për edukim të mirëfilltë dhe profesional gjithmonë shfaqen pamundësitë financiare për të qenë pjesë e universiteteve me renome. Ju mund të studioni në Kolegjin Europian të Kosovës, duke marrë pjesë në të gjitha trajnimet, vizitat studimore dhe ligjëratat e mysafirëve folës që organizon ECK për vetëm 58 Euro në muaj duke fituar -30% në rast se transferoni studimet e juaja deri me datën 30 Shtator 2016)

TRANSFERO
STUDIMET E JUAJA NË KOLEGJIN EUROPIAN TË KOSOVËS, APLIKO ONLINE APO NA KONTAKTONI NË: 044 97 28 28, 049 87 28 28, 038 22 28 28, info@eck-edu.org

>
 > > 
Kliko këtu për të mësuar 10 arsyet kryesore pse ju duhet të studioni në Kolegjin Europian të Kosovës ! < < <