Zhvillimi i Idesë Biznesore - Trajnim i cili ndihmon studentët e Kolegjit Europian të Kosovës të krijojnë biznesin e tyre • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Zhvillimi i Idesë Biznesore - Trajnim i cili ndihmon studentët e Kolegjit Europian të Kosovës të krijojnë biznesin e tyre

Kolegji Europian i Kosovës është institucioni i vetëm në Republikën e Kosovës i cili për studentët ofron trajnime, vizita studimore dhe mysafir folës më një qëllim të vetëm, përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Qendra e Karrierës me datë 16-17 Nëntor 2016 nga ora 16:30-18:00h organizon trajnimin “Zhvillimi i Idesë së Biznesit” për studentët e Kolegjit Europian të Kosovës. Trajnimi ka për qëllim që të zhvilloj aftësitë e ndërmarrësisë së studentëve të ECK-së duke zhvilluar praktikat e analizimit dhe implementimit të një plani të caktuar të biznesit. Ky trajnim për të gjithë studentët e ECK-së është PA PAGESË.

Trajnimi fillon me datë 16 Nëntor 2016 nga ora 16:30h në sallën A2.

Të gjithë studentët e interesuar për të qenë pjesë e këtij trajnimi duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre duke dërguar konfirmimin e tyre në email-in: info@eck-edu.org

ECK Career Center