Trajnimi “Zhvillimi i idesë biznesore” ka nxitur shpirtin e ndërmarrësisë tek shumë studentë të Kolegjit Europian të Kosovës • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Trajnimi “Zhvillimi i idesë biznesore” ka nxitur shpirtin e ndërmarrësisë tek shumë studentë të Kolegjit Europian të Kosovës

Trajnimi i zhvilluar nga Kolegji Europian i Kosovës “Zhvillimi i idesë biznesore” ka zgjuar kurreshtjen e shumë studentëve të cilët kanë pasur idetë e tyre lidhur me zhvillimin e një biznesi personal.

     Qendra e Karrierës gjatë javës së kaluar ka zhvilluar trajnimin dy ditor në ambientete e Kolegjit Europian të Kosovës me qëllim të nxitjes së shpirtit të ndërmarrësisë tek studentët e ECK-së. Gjatë këtij trajnimi studentët kanë mësuar se si të analizojnë tregun përpara zhvillimit të biznesit, cili është produkti/shërbimi që duan ta krijojnë, cilat janë elementet bazë që duhet të merren parasysh gjatë zhvillimit të biznesit dhe fazat tjera deri tek implementimi.

     Ky trajnim si dhe të gjitha trajnimet tjera për studentët e Kolegjit Europian të Kosovës ofrohen pa pagesë në kuadër të mësimit praktik dhe avancimin e njohurive të tyre edhe jashtë sistemit formal të mësimit.
ECK PRESS