7 shprehitë e njerëzve me një rezistencë të shquar mendore • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

7 shprehitë e njerëzve me një rezistencë të shquar mendore

 Së pari të definojmë se ç’është kjo:

“Aftësia për të punuar shumë dhe për t’iu përballur me elasticitet dështimit dhe fatkeqësisë; cilësi e brendshme që u mundëson individëve të punojnë shumë dhe t’u qepen pas pasioneve dhe qëllimeve të tyre afatgjatë.”

Për shembull, njerëzit e suksesshëm janë të mrekullueshëm për ti frenuar kënaqësitë. Personat e suksesshëm janë të famshëm për ti përballuar joshjet. Njerëzit e suksesshëm janë të shkëlqyer të kapërcejnë frikën, për të bërë atë që ata me të vërtet duan. (Sigurisht që kjo s’do të thotë se ata nuk janë të frikësuar – po kjo do të thotë ata janë të guximshëm). Personat e suksesshëm nuk prioritizojnë, ata vazhdimisht bëjnë atë që kanë cilësuar që është më e rëndësishmja. Të gjitha këto cilësi kërkojnë forcë dhe rezistencë mendore, kështu që nuk ka asnjë rastësi që këto janë disa cilësi të shquara të personave të suksesshëm.

Më poshtë gjeni disa mënyra se si të bëheni më të fortë – dhe si rezultat edhe me të suksesshëm.
 

1. Vepro sikur jeni në kontroll të plotë
Ka një thënie që shpesh e besojnë Ignatius: “Lutu sikur Perëndia do të kujdeset për të gjithë, vepro sikur gjithçka varet nga ti." E njëjta gjë vlen për fatin. Shumë njerëz ndjejnë që fati ka të bëj me suksesin ose dështimin e tyre. Nëse kanë sukses, fati i favorizon ata, por, nëse dështojnë, atëherë fati ishte kundër tyre.Shumë njerëz të suksesshëm e kuptojnë se fati i mirë ka luajtur rol në suksesin e tyre. Por, ata nuk presin për fat të mirë, e as nuk brengosen për fatin e keq. Ata veprojnë sikur suksesi apo dështimi është nën kontrollin e tyre. Nëse kanë sukses, ata janë shkaktarët. Nëse dështojnë, ata janë shkaktarët. Ju nuk mund të kontrolloni fatin, por ju patjetër mund të kontrolloni veten.
 

2. Vendos me një anë gjërat të cilat nuk keni mundësi t’i ndryshoni
Forca mendore është si forca e muskujve - askush nuk ka një furnizim të pakufizuar. Pra, pse e humbni fuqinë tuaj për gjëra që nuk mund t’i kontrolli?
Për disa njerëz është politika. Për të tjerët është familja. Për të tjerët është ngrohja globale. Çfarëdo qoftë ajo, ti kujdesesh ... dhe do të donit që edhe të tjerët të kujdesen.Mirë. Bëni atë që mund ta bëni. Bëhu ti ndryshimi – por mos provo të ndryshosh të tjerët.
 

3. Shih të kaluarën si trajnime të vlefshme ... dhe asgjë më shumë.
E kaluara është e vlefshme. Mëso nga gabimet tuaja. Mëso nga gabimet e të tjerëve. Pastaj, lëre të shkojë.Më lehtë të thuhet sesa të bëhet. Kjo varet nga perspektiva juaj. Kur diçka e keqe ju ndodhë, merreni si një mundësi për të mësuar diçka të re. Kur diçka e keqe i ndodhë dikujt, mos e merr vetëm si mundësi për të mësuar, por edhe si mundësi për të qenë i mirë, falës dhe i kuptueshëm. E kaluara është vetëm trajnim; kjo nuk do t’iu përcaktojë ju. Mendoni se çfarë shkoi keq, por vetëm në aspektin se si do të jeni të sigurt që herën tjetër ju dhe njerëzit rreth jush e dinë se si të bëjnë gjërat më mirë.
 

4. Festo suksesin e të tjerëve
Shumë njerëz – ju garantoj që edhe ju njihni disa - e shohin suksesin si një lojë me shumën zero. Kur dikush tjetër shkëlqen, mendojnë se po e zvogëlojnë dritën e yjeve të tyre. Zemërimi ta shkatërron një sasi masive të energjisë mendore – energji e cila do të kishe mundur ta shpenzoje dikur tjetër.Kur një mik i juaji bën një gjë mbresëlënëse, ai nuk ju pengon juve që të bëni edhe ju diçka mbresëlënëse. Në fakt suksesi që ka lidhje, zogjtë e një pende kanë tendencë të mblidhen së bashku – kështu tërhiq miqtë tuaj të pasuksesshëm edhe më afër. Nuk e duroni mbreslënësinë. Krijojeni dhe festojeni mbreslënësinë, kudo që ta gjeni atë, dhe me kalim e kohës do ta gjeni çdo herë e më pranë vetës.}
 

5. Kurrë mos e lejoni vetën që të ankoheni. (rënkoni apo kritikoni)
Fjalët tuaja kanë pushtet, sidomos mbi ju. Ankesat për problemet tuaja gjithmonë ju bëjnë të ndjeheni më keq, e jo më mirë.Pra, nëse diçka është e gabuar, mos e humbni kohën duke u ankuar. Vendose atë energji mendore për të bërë situatën më të mirë.Pra, pse po humbni kohë. Rregulloje tani. Mos fol se çfarë është gabim. Fol se si do t’i bësh gjërat më mirë, edhe nëse kjo bisedë është me vetveten.Dhe bëje të njëjtën gjë me miqtë dhe kolegët tuaj. Mos ju shërbej atyre vetëm si një krah ku ata mund të qajnë. Shokët nuk i lejojnë shokët të ankohen: shokët i ndihmojnë shokëve ta bëjnë jetën edhe me të bukur.
 

6. Fokusohu që vetëm ti lësh përshtypje vetës
Askush nuk i pëlqen rrobat e tua, veturën, pozitën që keni, titujt tuaj. Të gjitha këto janë “gjëra”. Njerëzve munden të ju pëlqejnë gjërat e tua – por kjo nuk do të thotë se ata ju pëlqejnë juve. (Sigurisht që, sipërfaqësisht mund të duket që ju pëlqejnë, por sipërfaqësisht është gjithashtu jo reale, dhe një marrëdhënie e bazuar jo në substancë nuk është një marrëdhënie e vërtetë.)Marrëdhëniet e vërteta të bëjnë të lumtur, dhe ju do të formoni një marrëdhënie të vërtetë vetëm atëherë kur të ndaloni së përpjekuri për të bërë përshtypje të tjerëve dhe të filloni vetëm duke u përpjekur të jeni vetvetja.
Dhe do të keni më shumë energji mendore të shpenzoni vetëm në njerëzit që vërtet kanë rëndësi në jetën tënde.


7. Numëroni bekimet tuaja

Merrni vetëm një minutë kohë para se t’i fikni dritat, dhe në atë moment, ndaloni së brengosuri për gjërat që nuk i keni. Mos u shqetësoni rreth asaj se çfarë të tjerët kanë që ti nuk ke. Mendo rreth asaj çfarë ke. Keni shumë gjërat për të cilat duhet të jeni falënderues. Ndjenjë e mirë, apo jo ?Të ndiheni mirë për vetën tënde, është mënyra më e mirë ti rimbushni bateritë e mendjes tuaj.

 

ECKPRESS