Fitoni bursë dhe studioni në Evropë përmes CEEPUS • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Fitoni bursë dhe studioni në Evropë përmes CEEPUS

Të gjithë studentët dhe profesorët e Kolegjit Europian të Kosovës tani e tutje kanë mundësi që të transferohen në universitete të ndryshme ndërkombëtare në Evropë. Kjo mundësi vjen falë antarsimit të Kolegjit Europian të Kosovës në programin CEEPUS.


Programi CEEPUS, ofron mundësi shkëmbimi të studentëve dhe profesorëve me qëllim të promovimit të vlerave evropiane si dhe zhvillimit të kurikulave të përbashkëta në universitetet e Evropës Qendrore. Disa nga kriteret kryesore për të qenë pjesë e programit CEEPUS është njohja e gjuhës angleze si dhe rezultatet akademike që studenti posedon. Mbi të gjitha studentët që do kenë fatin të jenë pjesë e këtij programi do t’ju mbulohen shpenzimet gjatë kohës së studimeve nga vendi përkatës në të cilin studiojnë.

Sipas Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, viti 2014 do jetë viti kur studentëve kosovar do t’ju hapen dyert për studime në vendet evropiane si dhe realzimit të ëndrrave të tyre.

ECKPRESS