Guest Speakers: z.Safet Gërxhaliu dhe z.Yll Zekaj • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Guest Speakers: z.Safet Gërxhaliu dhe z.Yll Zekaj

Të premten me datën 31 tetor 2014 prej orës 17:00h, në Kolegjin Europian të Kosovës, në kuader të programit akademik "Guest Speakers" do të jenë të ftuar, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu dhe z. Yll Zekaj, Drejtor Ekzekutiv në Odën e Avokatëve të Kosovës.


1. Tema e ligjeratës nga z. Safet Gërxhaliu është " Roli i Odës Ekonomike në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës"

2. Tema e ligjeratës nga z. Yll Zekaj është “Roli i Odës së Avokatëve në Sistemin Gjyqësor të Republikës së Kosovës”


Mysafirët folës, ekspertë të njohur të fushave të ndryshme ndërveprojnë me studentët e Kolegjit Europian për çështje të rëndësishme të botës së sotme. Përveç ligjeratave të rregullta mësimore, Kolegji Europian I Kosovës fton udheheqës kryesorë të bizneseve apo fushave të tjera për të diskutuar rreth punës në praktikë dhe eksperiencave të tyre. Këto sesione kanë për qëllim të nxisin kureshtjen e studentëve,të japin informacione të detajuara rreth punës si dhe të ofrojnë këshilla nga bota praktike e të mësuarit.

ECK PRESS